Vjedhja e të dhënave në Facebook, Analytica pezullon drejtorin e saj

Kompania kontroverse për analizë të të dhënave Cambridge Analytica ka pushuar nga puna drejtorin ekzekutiv të saj, Alexander Nix ndërkohë që ka nisur një hetim të pavarur për të zbuluar rolin e tij në rrjedhjen masive të të dhënave që u zbulua ditë më parë.

“Bordi në Cambridge Analytica bën të ditur se ka pushuar nga puna drejtorin ekzekutiv Alexander Nix, me një vendim i cili menjëherë hyn në fuqi ndërkohë që ka nisur një hetim të pavarur gjithëpërfshirës”, thuhet në kumtesën e kompanisë.

Bordi në Cambridge Analytica, thuhet më tej në njoftim, vlerëson se komentet e Nix të cilat ishin filmuar fshehurazi nga televizioni “Channel 4”, si dhe akuzat tjera të bëra, nuk përfaqësojnë vlerat dhe punën e kompanisë, prandaj pushimi nga puna flet për seriozitetin me të cilin i qasemi kësaj pue.

Televizioni britanik Channel 4, emetoi të hënën një dokumentar në të cilin gazetarë të tij, por me identitet të remë, filmuan fshehurazi ish drejtorin Nix dhe të puësuar tjerë në Cambridge Analytica duke përshkruar detaje se si kanë arritur të marrin të dhënat private të mbi 50 milionë profileve në Facebook për të ndikuar në ndërtimin e opinionit publik dhe në zgjedhje.

Drejtori ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg ka pranuar thirrje nga deputetët në SHBA dhe Britani të Madhe për të dhënë dëshmitë në prani të komisioneve parlamentare lidhur me rolin e Facebook-ut në rrjedhjen e të dhënave personale.

Zuckerberg akoma nuk është përgjigjur, por afera me rrjedhjen e të dhënave personale ka bërë që të hënën aksionet e kompanisë të shënojnë rënien më të madhe ditore në gjashtë vitet e fundit./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi