Vizat, pritja e dekadës

Politikanët vendorë qe një dekadë kanë filluar t’u japin premtime qytetarëve të Kosovës për liberalizim të vizave me BE-në.

Madje edhe me shampanjë disa herë është festuar “heqja” e vizave.

Pavarësisht izolimit të gjatë nga BE-ja Kosova nesër e feston Ditën e Evropës.
Kosovarët nesër do ta festojnë Ditën e Evropës, ndonëse kjo ende ia kufizon lëvizjen e lirë në Zonën Schengen. Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave me BE-në, përderisa shtetet fqinje qe një dekadë lëvizin pa viza.Pikërisht kur shtetet e rajonit filluan të lëvizin pa viza, përkatësisht para një dekade, drejtuesit e institucioneve vendore filluan t’ua premtonin kosovarëve liberalizimin, shkruan më tutje “Zëri”.

Një premtim të tillë para më shumë se një viti kosovarëve ua kanë bërë edhe zyrtarët në Bruksel, të cilët e kushtëzonin heqjen e vizave me miratimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Demarkacioni u miratua në mars të vitit të kaluar, përderisa heqja e vizave nuk dihet se kur do të ndodhë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi