Vizat nuk hiqen para vitit 2019

Edhe pse kosovarët kishin shpresuar se sapo të ratifikohej Marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi do të pasojë liberalizimi i vizave, kjo nuk ndodhi, ndërsa procesi u zgjat tash e tre muaj pa asnjë lëvizje nga Komisioni Europian.

Pengesë ka dalë kushti tjetër, ai i dëshmive për rezultate në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që ishte kusht të cilin në Kosovë politikanët e kishin lënë anash duke mos e marrë seriozisht.

Nga ana tjetër, Komisioni Evropian pranoi të luajë lojën e disa shteteve anëtare për të blerë kohë dhe për të vonuar nga ana e vet për tre muaj njoftimin formal se Kosova i ka përmbushur kushtet.

Edhe tash në BE thonë se “nuk ka asnjë datë kur do të konfirmojnë përmbushjen e kushtit”, por përmendin mundësinë që kjo të ndodhë javën që vjen. Madje, të pyetur rreth raporteve të mediave në Kosovë që “këtë javë del raporti pozitiv i Komisionit”, në Bruksel përgjigjen me ironi duke thënë se “duket që në Prishtinë dinë diçka më shumë se ne” , shkruan sot Koha Ditore. Në pritje të njoftimit nga Komisioni Evropian për përmbushjen e kriterit të fundit në procesin e liberalizimit të vizave, Komisioni për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Punë të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian e ka vënë në rend dite këtë temë për 10 korrik. Por në seancë plenare mund të jetë vetëm në shtator.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi