• Home
  • LAJME
  • ZVICER
  • “Viza F” nuk hiqet, lehtësohet punësimi i të huajve me këtë vizë
ZVICER

“Viza F” nuk hiqet, lehtësohet punësimi i të huajve me këtë vizë

Spread the love

Statusi i qëndrimit të përkohshëm i të huajve në Zvicër ose leja e njohur më mirë si “Viza F”, duhej të hiqej, duke u zëvendësuar nga një status i ri, më i avancuar. Kështu së paku ishte kërkuar kohë më parë nga Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës.

Ndryshimin e kishte mbështetur edhe Këshilli Federal (Qeveria) si dhe Bashkësia e Qyteteve të Zvicrës.

Por Dhoma e Kantoneve (senati) e këtij Parlamenti sot ka marrë një vendim që kërkon të mbetet me të vjetrën sa i përket emërtimit të statusit në fjalë. Mirëpo, deputetët e kësaj dhome, me shumicë votash (36 pro, 5 kundër dhe 1 abstenim) kanë vendosur që thelbi i statusit megjithatë të ndryshojë, duke marrë masa që bartësit e “Vizës F” të kenë më shumë qasje në tregun e punës të Zvicrës.

Që kjo të mundësohet, nevojitet që Këshilli Federal të shqyrtojë mundësitë përkatëse në atë drejtim.

Fitimi i të ardhurave nga puna e bërë, është më i arsyeshëm se sa marrja e ndihmave sociale, kanë argumentuar shumica e deputetëve.

Mbetet të shqyrtohet lehtësimi i pengesave burokratike, si ndërrimi i kantonit të banimit, në rast të gjetjes së punës nga ana e bartësve të këtij statusi.

Të huajt me status të përkohshëm ose me “Vizë F” janë ata persona të cilëve nuk u është njohur statusi i refugjatit, gjegjësisht nuk u është dhënë “Viza B”. Por këta persona gjithashtu nuk mund të dëbohen në vendin e prejardhjes për shkak të gjendjes që mbretëron atje, luftës ose konflikteve./Albinfo.ch/

Related posts

“Liria njerëzore”: Zvicra në vendin e parë

dritatv

Kundërshtohet kuota e grave për Qeverinë e Zvicrës

dritatv

Mbahet Kuvendi i LAPSH për Kantonin e Gjenevës

dritatv

Leave a Comment