Vitin e ardhshëm autostradat e Kosovës priten të bëhen me pagesë

Pas aplikimit të taksës për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, nga ana e Shqipërisë edhe Qeveria e Kosovës, është duke menduar një taksë të tillë që ta aplikojë nga viti 2019.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë që vitin e ardhshëm të fillojë aplikimi i taksës rrugore për autostradat e Kosovës, edhe pse ende nuk dihet se cili do të jetë shuma e tarifës për kalim.

Lekaj duke kritikuar Shqipërinë për tarifat e larta që i ka vendosur për kalim në Rrugën e Kombit, tha se çmimet për shfrytëzim të autostradave në Kosovë, do të jenë të arsyeshme dhe nuk do ta rëndojnë shumë xhepin e qytetarëve.

“Jemi duke kryer fizibilitetin do të jemi të kujdesshëm rreth çmimit, çdo kund paguhet, por ne nuk do të ngutemi, edhe nëse fillohet vitin e ardhshëm, do jetë një shumë simbolike vetëm sa për t’iu thënë qytetarëve që duhet të paguhet shfrytëzimin e autostradave. Nuk do të shkojmë sikur Shqipëria me një çmim shumë të lartë të papërballueshëm për xhepin e qytetarëve”, ka thënë Lekaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi