“Virusi nuk përcillet përmes ushqimit”, mjeku apel qytetarëve: Izolohuni në shtëpi, zgjidhje distancimi social

Mjeku Arjan Ahmeti teksa deklaroi se COVID-19 është shumë agresiv, i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të vetëizolohen dhe të respektojnë rregullat e vendosura nga OBSH.

Ahmeti tha se periudha e inkubacionit të këtij virusi është 20 ditë, ndërkohë që ai nuk përcillet përmes ushqimit. Mes të tjerash ai theksoi se maskat duhet të mbahen nga personat që janë mbartës të këtij virusi dhe personeli mjekësor. Ndër të tjera mjeku i apeloi qytetarëve që këta të fundit nëse e duan veten dhe njëri-tjetrin, duhet të distancohen.

“Periudha e inkubacionit është deri në 20 ditë. Ky virus nuk përcillet përmes ushqimit. Ky virus ul stabilitetin, dhe ai është i ndjeshëm ndaj thatësirës, dhe ndaj detergjenteve. Ndaj OBSH ngulin këmbë që të lajmë duart shpesh. I referohet vetive strukturore qe ka ky virus. Lidhur me maskat, ato duhet të mbahen nga personat t sëmurë dhe nga personeli mjekësor. Ndaj me të drejtë kryeministri nguli këmbë se gjithsecili nga ne duhet të konsiderojë veten mbartës të virusit. Maska mbajnë ata që konsiderohen e nevojshme vetëm për të sëmurët. Distanca ndaj njëri-tjetrit duhet të jetë 2 metra. Më mirë një mungesë kontakti sot sesa një rast nesër. Temperaturat e larta thuhet se stopojnë përhapjen e virusit. Mesazhi im për bashkëqytetarët e mi është shpresë dhe besim. Nëse duam të mbrojmë sistemin shëndetësor, që mos të kolapsohet, të mbrojmë familjet tona, duhet të respektojmë masat. Nëse e duam njëri-tjetrin, nëse e duam familjen, izolohuni në shtëpitë tuaj. Mbani distancën publike. Vetëm kështu do t’ja dalim mbanë. Mos harroni kujdesin ndaj higjienës, lani duart dhe dezinfektojini ato.”, tha mjeku.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

“Do të ishte mirë të përmirësohen marrëdhëniet me Turqinë”

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha se marrëdhëniet e shtetit të tij me Turqinë janë ende "të ftohta". Rutte në një intervistë për gazetën "De...

Pozitë e opozitë, zyrtarët e lartë shtetërorë që kanë aktakuza

Largimi i Besim Beqajt nga posti i ministrit, Agim Çekut nga pozita e zëvëndësministrit, dhe disa zyrtarëve të tjerë të PDK-së, po shihet në...

Koronavirusi mund të prekë dy të tretat e popullsisë botërore!

Koronavirusi mund të prekë dy të tretat e popullsisë botërore; kështu pohoi një ndër epidemiologët më të shquar të shëndetit publik në...

Së fundi

Kosovë, me një rast të ri, rritet në 126 numri i të infektuarve me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar edhe për një rast të diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e...

COVID-19, rritet në 2.921 numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar

Autoritetet Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar kanë njoftuar se me 560 raste të reja të vdekjeve në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve...

Franca thirrje për solidaritet në luftën kundër krizës ekonomike

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, bëri thirrje për solidaritet mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në luftën kundër krizës ekonomike të...