Vijon aksioni për Pyllin Orbital, Noizy i bashkohet nismës së bashkisë

 

 

Vazhdon aksioni i mbjelljes së pemëve në kryeqytet, në saj të Pyllit Orbital. Kryebashkiaku Veliaj ftoi çdonjërin që ka mundësi, t’i bashkohet nismës.

 “Sot është një ditë fantastike për të mbjellë pemë, për të qenë këtu me shokë e miq, që i çmojmë jashtë mase. I jam mirënjohës Intermedika-s që na dhuroi pemët. Jam posaçërisht i lumtur që një nga miqtë e mi më të mirë, Noizy, na u bashkua me punë vullnetare, sepse edhe ai beson që një artist i mirë është edhe qytetar i mirë. Noizy jo vetëm është një artist i shkëlqyer, por edhe një çun i mirë. Për të gjithë të rinjtë që mendojnë se njeriu ka vetëm një dimension, besoj se Noizy është prova e gjallë që një njeri i mirë dhe i aftë mund të bëjë shumë gjëra, mund të jetë një shembull në art, për rininë, një shembull për qytetin, edhe duke bërë punë vullnetare”, u shpreh Erion Veliaj.

“Nëse unë kam frymëzuar shumë të rinj, edhe ata në moshë disi më të re, do t’ju lutesha të gjithëve që të mbjellin një fidan, qoftë edhe në oborrin tuaj, nuk do të ishte keq, madje diçka shumë e bukur për një qytet të ngarkuar si Tirana”, tha Noizy.

Sipas Veliajt, puna që po bëhet me gjelbërimin në Tiranë, është trashëgimia më e mirë për brezat që vijnë. Veliaj tha se procesi i mbjelljes së pemëve po ecën shumë mirë dhe padyshim që do të arrihet kuota deri më datë. 21 mars.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi