Vihet gurthemeli i pikës kufitare në Stançiq

Sot mbahet ceremonia e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e objektit të pikës së përbashkët kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë, në Bellanoc – Stançiq.

Hapja e ceremonisë do të bëhet nga shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, shefi i Zyrës së BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ai i Maqedonisë, Bujar Osmani.

Për hapjen e kësaj pike kufitare ishin pajtuar në gusht të vitit të kaluar Kosova dhe Maqedonia./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi