Vidhnin metariale ndërtimi, arrestohen punonjësit e TAP

 

Tre punëtorët të kompanisë së gazsjellësit TAP kanë përfunduar në prangat e policisë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi kanë tentuar të përvetësojnë materiale ndërtimi. Në pranga kanë përfunduar  një punëtor dhe dy roje të Shoqërisë Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike në kantierin e TAP-it, përkatësisht Sotir Ramo, 45 vjeç, banues në Mborje, (punëtor në TAP), Arben Lumani, 56 vjeç dhe Ardian Dinkallari, 48 vjeç, të dy banues në Korçë.

Në njoftimin e policisë thuhte se: Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Drenovë, shtetasve të mësipërm në mjetin me targa AA 589 AR, në pronësi të Sotir Ramos, iu gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, mjete e materiale  të ndryshme ndërtimi të cilat dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim mes tyre i kanë vjedhur pranë kantierit të “TAP-it” ku ishin të punësuar”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi