Videoja që po thyhen zemra e rrjete në Amerikën e Jugut: fëmija mëson nën ndriçimin e rrugës!

Një video e cila tregon një djalë 12-vjeçar nga Peruja duke bërë detyrat e shkollës nën dritat e rrugës, sepse familja e tij nuk mund të përballojë dot energjinë elektrike në shtëpi, po thyen zemrat e shumë përdoruesve të rrjeteve sociale në këtë vend.

Djali në fillim u pikas nga policia, e cila duke e ndjekur nga kamerat e rrugës, me një përafrim të pamjeve konstatoi se bëhej fjalë për një fëmijë të zellshëm në mësime, e që shfrytëzonte ndriçim rrugor.

Videoja ka regjistruar deri më tani mbi 5 milionë shikime dhe është bërë lajm-hit në mediat e Amerikës së Jugut.

Mediat lokale arritën të takojnë nënën e djalit, e cila iu rrëfeu gjithçka.

Doli se familja e 12-vjeçarit Victor Martin ishte aq e varfër sa nuk mund të paguante energjinë elektrike. Ndaj, ai zgjidhte ndriçimin e rrugës për të mësuar e bërë detyrat.

Nëna e Victorit tha se ai e ndihmonte dhe në punët e shtëpisë e se gjithnjë merrte nota të mira në shkollë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi