VIDEO/ Tifozi çmendur, me fanelën e Barça në prezantimin e Hazard

Mes 20 mijë tifozëve entuziastë të Real Madrid që kishin mbushur tribunat e “Santiago Bernabeu” vetëm për të qenë të pranishëm në prezantimin e Eden Hazard ishte edhe një i infiltuar. Ndoshta jo me qëllim, por një djalë i ri kishte bërë “sakrilegjin” më të madh për tifozët “los blancos”, duke veshur fanelën e rivalëve të përjetshëm të Barcelonës.

Sapo e kanë parë, tifozët madrilenë e vunë në shenjestër të talljeve “të paftuarin”, që dukshëm në vështirësi u detyrua të heqë fanelën e kampionëve spanjollë. Gjithçka është përjetësuar në videon që po bën xhiron e botës në rrjet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi