Video/ Tifozët zaptojnë fushën, Juventusi ndërpret ndeshjen!

Sfida tradicionale në Vilar Perosa mes Juventusit A dhe Juventusit B është ndërprerë në minutën e 51-të për shkak se tifozë të shumtë kanë hyrë në fushë duke e pushtuar atë dhe duke detyruar ekipin bardhezi të shkojë në dhomat e zhveshjes, pasi sfida nuk mund të vazhdonte më tej, me fansat e shumtë që kanë vazhduar traditën historike, atë të zaptimit të terrenit të lojës!

Sa i takon rezultatit teknik, sfida u mbyll me rezultatin 3-1, që ishte në fuqi në minutën e 51-të. Golat ishin shënuar nga Kuadrado dhe Dibala, që realizoi një dygolësh, dhe Demiral, që shkaktoi autogol në portën e Juventusit A. Ndërkohë, trajneri Sarri që u ndje ligsht para fillimit të sfidës, e ka ndjekur normalisht atë nga stoli.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi