SHQIPERIA

Video/ Salianji përplaset me Lokën: Je i tredhur nga Bajrat

Spread the love

Teksa kryeministri Edi Rama vijon turin e takimeve në juglindje të vendit në kuadër të zgjedhjeve të 30 qershorit, qytetarët dhe simpatizantë të opozitës janë grumbulluar në aksin Korçë-Bilisht, ku do të synojnë bllokimin e eskortës që e shoqëron.

Në mbështetje të qytetarëve janë edhe tre ish-deputetët e opozitës, Ervin Salianji, Klevis Balliu nga radhët e PD dhe Endrit Braimllari nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Gazetarja e “BalkanWeb” Lorena Kodra raporton se forca të shumta policie ndodhen në aksin Korçë-Bilisht e cila po mbahet e bllokuar nga mbështetësit e opozitës.

Së bashku me Policinë e Korçës dhe FNSH është edhe zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka, i cili është përplasur ashpër me ish-deputetin Salianji, ndërsa nuk munguan as akuzat ndaj njëri tjetrit.

Pjesë nga debati:

Salianji-Lokës: Je i tredhur nga krimi dhe nga Bajrajt mos bëj të fortin me qytetarët.Të ishte personalisht të heq pantallonat nga koka, respekto ligjin dhe mu drejto me respekt. Je servil i pushtetit, nga shërbëtor i Bajrajve përfundove në rrugë si shërbëtor i Ramës

Loka-Salianjit: Je marrë me të gjithë por mua me njeh ndryshe.

Related posts

Aksident në Durrës, treni përplas kalimtarin, rëndë në spital

dritatv

64-vjeçarja denoncon: Tokën ma grabiti deputeti

dritatv

Rama nxjerr fotot: Nga gropë e zymtë, Belshi destinacion turistik

dritatv

Leave a Comment