VIDEO/ Rrëzohet një tjetër palmë në mes të Durrësit, shihni momentin kur për pak zë poshtë kalimtarin

Era e fortë ka “pushtuar” këtë mesditë qytetin e Durrësit, duke sjellë edhe problemet e para.

Siç mund të shihni në videon që gazetarja Klodjana Haxhiaj sjellë në redaksinë e “BalkanWeb”, një tjetër palmë është rrëzuar në mes të qytetit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Palma është rrëzuar në sheshin “Azem Hajdari”, ku siç mund ta shihni nga pamjet, për pak sa nuk zë poshtë një qytetar. Por, fatmirësisht këtë radhë kalimtarët kanë shpëtuar pa lëndime.

Momenti i rrëzimit të palmës në trotuar është filmuar nga kamerat e sigurisë. Kjo palmë ishte mbjellë katër vite më parë, ndërsa është vijimësi e palmës së rrëzuar pak ditë më parë në të njëjtin vend, duke lënë të plagosur dy kalimtarë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Shkatërrohet organizata kriminale në Itali,në pranga 8 shqiptarë

Shtatëmbëdhjetë persona janë arrestuar dhe njëri u shpall në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Postalmarket”, në Trentino të Italisë, ku është sekuestruar...

“M’u thaftë dora që ju votova” pedagogu i UBT përplaset me Maznikun

Konflikti mes Bashkisë së Tiranës dhe Universitetit Bujqësor, për fidanishten në të cilën pushteti vendor ka projektuar ndërtimin e një shkolle 9-vjecare, është shoqëruar...

Maqedoni, ndahen grante në vlerë 800 milionë denarë për rritje ekonomike

Gjashtëdhjetë e pesë kompani, me mbi 800 milionë denarë do të bashkë-financohen nga ana e Qeverisë në të ashtuquajturën “vala e dytë investuese”, e...

Së fundi

Itali, konfirmohen 681 vdekje të reja nga COVID-19

Italia ka raportuar 681 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 15.362 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi...

Apeli i ri i IKShP-së: E kemi ende situatën nën kontroll, ju lutem rrini në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një apel tjetër sa i përket gjendjes me koronavirusin në Kosovë, specifikisht respektimit të masave kundër përhapjes...

Kosova me më së paku të prekur me Covid-19 në rajon, prin Serbia

Republika e Kosovës po del të jetë vendi me më së paku persona të infektuar më koronavirus në rajon. Kosova deri më tani ka të...