VIDEO/ Roma zyrtarizon trajnerin e ri, në pankinë ulet “Zorro”

Tani është zyrtare. Pas zërave që qarkullonin prej javësh dhe tratativave të gjata mes palëve, Roma ka zgjedhur trajnerin e ri duke nisur nga sezonin 2019/2020. Ai është Paulo Fonseca, tekniku i lindur në Mozambik, por me pasaportë portugeze. Zyrtarizimi është bërë nga klubi roman që me anë të një njoftimi në adresën zyrtare dhe më pas të shpërdarë në të gjitha rrjetet sociale. Nuk bëhen të ditura detajet financiare, megjithëse mediat italiane e kanë një ide. Për të shkëputur teknikun nga Shakhtar Donetsk, Roma pagoi klauzolën 2 milion euro. Sa i përket trajnerit, ai ka fitmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi dhe nga e cila do të fitojë 2.5 milion euro në sezon.

Paulo Fonseca hyri në tregun e trajnerëve pas aventurës së parë të suksesshme me Sporting Braga në kampionatin portugez, ku fitoi edhe Kupën në vend. Më pas kalimi te Shakhtar Donetsk, ku fitoi shtatë trofe, 3 herë kampionatin ukrainas, 3 Kupa dhe 1 Superkupë. Jo shumë I njohur për opinionin sportive, 46-vjeçari u bë i famshëm në edicionin e kaluar në Champions League. Ai u paraqit në konferencën për mediat i veshur si Zorro, duke respektuar bastin e vendosur me gazetarët. Përpara ndeshjes kundër Manchester City, ai kishte premtuar se nëse skuadra e tij fitonte atëherë ai do të maskohej si personazhi i njohur kinematografik dhe shumë i dashur për të kur ishte i vogël.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi