VIDEO/ “Raketa” Mbappe, thyen rekordin e Bolt, Real Madrid?

Kylian Mbappe vijon të mrekullojë botën e futbollit me talentin e tij. 20-vjeçari francez ishte protagonisti absolut në mbrëmjen ku PSG festoi titullin kampion, një sukses ku Mbappe ka padiskutim një meritë shumë të madhe. Ndaj Monaco, Mbappe realizoi një “tripletë” golash duke e dërguar në 30 numrin e golave sezonal, askush më parë në moshën e tij nuk e kishte arritur diçka të tillë.

Ky nuk ishte rekordi i vetëm që Mbappe vendos mbrëmjen e së dielës. Goli i tij i parë është objekt studimi, Mbappe arriti një shpejtësi prej 38 km/h duke thyer rekordin e Sane me 35.48 km/h. Edhe Usain Bolt do ta kishte zili pasi Mbappe mund ta konkurrojë denjësisht në pistë. Në rekordin botëror të vendosur nga Bolt në 100 m, xhamajkani arriti mesatarisht një shpejtësi prej 37,59 km/h, më pak se sa Mbappe, kjo e bën dhe më unik këtë rekord të vendosur nga sulmuesi francez.

Mbappe prej kohësh është vendosur në listën e dëshirave të Real Madrid por vetë francezi ka një tjetër version: “Do të qëndroj këtu, jam pjesë e projektit të PDG. Më bëhet qejfi që Zidane është pjesë e Real Madrid, do ti ndjek ndeshjet e tij si një admirues, u shpreh Mbappe në një internistë për “Canal+”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi