Video: Polici, plumb koleges police…pa dashje!

Policia amerikane publikoi pamjet nga një aksion në Lafayette, në shtetin e Indianës, ku tregohet se si një efektive u qëllua aksidentalisht nga kolegu i saj gjatë kohës që po kontrollonin shtëpinë e një të arratisuri.

Lana Butler, e cila kishte tre vjet në departamentin e policisë në Lafayette, është në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme në spital pas plumbave që e zunë 8 janarin e këtij viti.

Video tregon oficerët e policisë që largohen nga banesa pasi u sulmuan nga qen dhe, një e shtëne e dalë nga arma e njërit prej tyre përfundon në shpatullën e majtë të koleges Butler.

Ajo ra në tokë para kolegëve që nxituan t’i vijnë në ndihmë.

“Nuk ishte as neglizhencë e as papërgjegjshmëri. Ishte një aksident”, tha policia. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi