VIDEO/ Nëntë gola në një ndeshje, sulmuesi norvegjez çmend Europën

Është vetëm 19 vjeç, por që tani fiton me të drejtë një vend në historinë e futbollit. Erling Braut Haland shënoi nëntë gola në ndeshjen që kombëtarja e Norvegjisë fitoi kundër Honduras me rezultatin 12-0 në Botërorin U-20. Sulmuesi që luan me Salzburgun në kampionatin austriak ka tërhequr menjëherë vëmendjen e klubeve më të mëdhenj të Europës, mes tyre edhe Juventus.

Kampionët italianë ishin interesuar për të edhe një vit më parë, por pas paraqitjes së fundit spektakolare janë kthyer sërish të mendojnë seriozisht për futbollistin e ri. Aktualisht, kartoni i tij vlerësohet 5 milion euro, por duke parë moshën dhe nëntë golat e shënuar në sfidën e fundit, kjo shifër mund të rritet më shumë.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi