Video/ Meta shfaqet sportiv: Udhëtim ëndrrash mes bjeshkëve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nga Bjeshkët e Prevallës dhe të Brezovicës në Kosovë ka shpërndarë një video teksa shijon bukuritë dhe freskinë e ajrit.

I veshur sportiv dhe me një çantë në shpinë, Kreu i Shtetit  shfaqet duke soditur natyrën, ndërsa thotë se në këto bjeshkë ndërthuren në perfeksion elementët e natyrës.

“Një udhëtim ëndrrash mes bukurive magjepsëse të Bjeshkëve të Prevallës dhe të Brezovicës, aty ku ndërthuren si askund tjetër pyjet me ahe dhe me pisha, ku vegjetacioni dhe biodiversiteti është mahnitës”-shkruan Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi