VIDEO/ Mbani të qeshurën… Po flet deputetja që zëvendësoi Bashën në Kuvend

Kuvendi diskutoi dhe miratoi sot ligjin për Korporatën e Investimeve. Një nga deputetet që mori fjalën në seancë ishte edhe Majlinda Halilaj, e cila është pjesë e Kuvendit, pasi deputetët e PD-së dogjën mandatet.

Halilaj renditej e 47 në Tiranë dhe kur pranoi mandatin e deputetes, zëvendësoi kreun demokrat Lulzim Basha.

Në CV-në e saj të dorëzuar në Kuvend thuhet se ka mbaruar arsimin e Lartë, por nuk jepen më shumë detaje ndërsa shtohet se ka 13 vjet punë.

Ndoshta kjo është hera e parë që Halilaj fliste nga foltorja e Kuvendit dhe emocionet mund të mirëkuptoheshin, por në fakt fjalimi i saj s’kishte lidhje me gjuhën shqipe.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi