SPORT

Video/ Mançester Junajtid shpartallon Çelsin me poker golash

Spread the love

Java e parë e kampionatit anglez niste me një kryendeshje dhe përballë ishin Mançester Junajtid me çelsin, në “main-event”-in e pasdites së të dielës. Përballë “Djajve të Kuq” të Ole Gunar Solsjaker ishte Frenk Lampard në debutimin e tij si trajner i bluve të Londrës. Në fakt, miqtë e nisin ndeshjen shumë më mirë dhe krijojnë mundësi shënimi, por avantazhin e gjejnë të zotët e shtëpisë kur Markus Rashford në të 18-ën ekzekuton saktë nga 11 metrat.

Gjithsesi Çelsi nuk demoralizohet dhe shtyn për barazimin, por pavarësisht përpjekjeve të shumta, ose do të ndalen nga De Gea, ose nga shtylla. Ndeshja është me një pamje, çelsi sulmon, madje sheh sërish traversën pengesë drejt golit, ndërsa Mançesteri tregohet i duruar. Dhe nuk thonë kot, i duruari i fituari, pasi në të 65-ën Martial finalizon saktë një kundërsulm të befasishëm. E njëjta pamje dhe dy minuta më pas, kur Rashford bën të njëjtën gjë si francezi.

Çelsi e humbet, ndërsa Junajtidi do të shënojë pokerin e golave me Xhejms në minutën e 81-të, duke e kthyer në festë pasditen për tifozët e tij, ndërsa blutë përjetojnë ferrin e “Djajve të Kuq” në “Teatrin e Ëndrrave”.

(Balkanweb)

Related posts

Kombëtarja, Shakohoxha: Rezultatet do rrëzojnë skepticizmin ndaj Panuccit

dritatv

Europa League, sot çerekfinalet. Atletico synon kualifikimin që në ndeshjen e parë

dritatv

Në Spanjë nuk kanë dyshime, James Rodriguez është lojtar i Napolit

dritatv

Leave a Comment