VIDEO/ Ja si policia e Kosovës ndaloi hyrjen në kufi të skuadrës serbe

Ashtu siç kishte njoftuar më parë, policia e Kosovës nuk ka lejuar hyrjen në territorin e saj të skuadrës së Crvena Zvezda.

Pavarësisht se vizita e saj për të zhvilluar ndeshjen e Kupës së Serbisë kundër ekipit ilegal Trepça në Zveçan, nuk ishte lejuar nga autoritetet kosovare, klubi i Beogradit kishte vendosur të luante këtë transfertë.

Por udhëtimi i skuadrës është ndërprerë në pikën kufitare të Jarinjës, ndërsa autobusi me të cilin udhëtonin futbollistët dhe stafi teknik janë kthyer mbrapsht. Pamjet janë publikuar nga klubi i Crvena Zvezda, ndërsa janë shoqëruar me reagime negative nga mediat serbe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi