VIDEO: ja si duket kur jeni në timonin e një makine që shkon 483 km / h

Nëse keni menduar ndonjëherë se si është kur jeni në timonin e një makine që shkon deri 480 km / h, mund të shihni në video.

Videoja është bërë me një m2K Motorsport Ford GT në një rrugë areoportuale të gjatë rreth 1.6 kilometra, ku performuan dhe të tjera makina, një aktivitet i zhvilluar në Texas.

Në pak kohë, makina arriti shpejtësinë rreth 322 km / h kur filloi të ketë pak “bumping”, por pastaj shpejtësia shkoi deri në 402 km / h.

Sipas të dhënave zyrtare, në çerek milje Ford GT arriti një shpejtësi prej 280 km / h dhe në gjysmë-milje shkoi deri 386 km / h, sipas motor1.com.

Në fund, shpejtësia tregoi 492.5 km / h përpara se shoferi të fillonte ta ngadalësonte.

Ford GT ka 2,500 kuaj fuqi (1,864 kilovat) dhe me rrotat e pasme aktive. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi