Video-Gafa e deputetit të Lulit/ Skënderbeu ngriti flamurin në Vlorë

Dita e flamurit është shoqëruar me gafa të shumta, duke filluar nga kryetari i saj Lulzim Basha e duke vazhduar më tej me kreun e PD-së në Fier, Luan Baçi.

Basha sot pas mbarimit të ceremionisë përkujtimore tek vazrrezat e Dëshmorëve në një deklaratë për media tha se “flamuri është ngritur nga Kastriotët në kështjellën e tyre në 1944, më falni 1444”, ndërsa kreu i demokratëve në Fier tha se “flamuri është ngritur në 1444 nga Gjergj Kastriot Skëndërbeu në Vlorë”.

Dhe në fakt jo vetëm ja kanë futur kot, por ky nuk mund te quhet as lapsus. Skënderbeu e ka ngritur flamurin në Krujë ne 1443 dhe në Vlore e ngriti Ismail Qemali.

Dy demokratë me teza të ndryshme, mbi të gjithë dy zyrtarë që nuk njohin historinë e vendit të tyre , kjo është ajo çka përfaqësojnë Luli dhe deputetët e tij.

Zyrtarët e lartë demokratë duhet të sqarojnë opinionin publik kur është ngritur flamuri në 1444 apo 1443 dhe ku për më tepër, në Vlorë apo në Krujë të paktën të jenë në një mendje se për nga historia janë nul./ CNA.al

Video Player

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi