SPORT

VIDEO/ E pabesueshme, Barella vendos menjëherë rekord te Inter

Spread the love

Nicolo Barella është zyrtarisht një lojtar i Interit. Pas vizitave mjekësore, mesfushori italian firmosi një kontratë 5-vjeçare me klubin ziklatër nga ku do të përfitoj 2,5 milion euro ne sezon. Pas firmës mbi kontratë, Barella udhëtoi drejtë Luganos për u takuar me trajnerin Antonio Conte dhe pjesën tjetër të lojtarëve. Barella do të shkëputet sërish për disa ditë pushim pasi ishte pjesë e përfaqësueses U-21 të Italisë në Europian.

Ende pa zbritur në fushë, Barella ka vendosur menjëherë një rekord të ri në klubin ziklatër: 45 milion euro i kushtoi Interit kartoni i ish mesfushorit të Cagliarit duke u shndërruar në këtë mënyrë në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e klubit.

Ronaldo

Tingëllon e çuditshme nëse pasi fanellën zikaltër e kanë veshur lojtarë si Ronaldo, fenomeni, Vieri etj, por sigurisht edhe kushtet e merkatos kanë ndryshuar shumë ndër vite.

Related posts

Derbi i Madridit në La Liga, Morata dhe Courtois përballë së shkuarës

dritatv

Duka në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, merr mbështetjen e presidentit të Federatës Angleze

dritatv

Kamza e Tirana ndajnë nga 1 pikë, por mbetet “errësira”

dritatv

Leave a Comment