VIDEO/ Dzeko-Zaniolo dërgojnë Milanin në “ferr”, kura Pioli nuk ka asnjë efekt

Nuk ka asnjë “ilaç” që mund të shëroj Milanin këtë sezon, nuk ka asnjë efekt as Stefano Piolo, në shtëpinë e “djallit” nuk ndryshon asgjë, janë sërish aty në ujëra të turbull në Serie A, vetëm 3 pikë larg zonës së ftohtë. Roma i shkaktoi humbjen e radhës, e pesta sezonale.

Në stadiumin Olimpik, Dzeko kaloi kryeqytetasit në avantazh në minutën e 38-të pas një gol më kokë, i harruar në shtyllën e dytë. Milan u rikthye në lojë në minutën e 55-të falë një goli të shënuar nga Hernandez. Milan nuk kishte kohë as të festonte golin e mbrojtësit pasi Zaniolo katër minuta më vonë rikthye sërish Romën në avantazh duke sigluar shifrat përfundimtare në 2-1. Falë këtij suksesi, Roma ngjitet në vendin e 5-të në kuotën e 16-të pikëve, një më pak se Napoli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi