Video-“Doni luftë, luftë do keni”/ Pamjet e pedagogut trafikant droge në krah të Bashës

Pedagogu i Universitetit të Tiranës, në Fakultetin Ekonomik, Dritan Shoraj u arrestua nga policia ditën e djeshme për llogari të drejtësisë italiane, pasi mbi të rëndojnë akuzat për trafik droge.

Shoraj nuk është një emër i padëgjuar, pasi ai ka dalë shpesh në intrevista ku ka folur për çështjet ekonomike në Shqipëri.

Në një video, Dritan Shoraj shfaqet duke duartrokitur, teksa Lulzim Basha mbante fjalim në çadrën, ku sipas këtij të fudnit do të hidheshin themelet e “Republikës së Re”.

Shoraj duartroket teksa Basha thotë “Doni luftë, luftë do të ketë”.

Disa kohë më parë Basha në një intervistë televizive tha se do vinte në pushtet pa krimin, por arrestimi i Shorajt tregon edhe një herë se Basha ndryshe bën e ndryshe thotë.

Ditën e djeshme CNA.al publikoi disa foto, ku Dritan Shoraj shfaqej në takimet e njësisë numër pesë.

Ai ka qenë anëtar i kryesisë të degës 5 dhe një nga aktivistët që në PD, shkonte për  Lulzim Bashën, dhe ky i fundit e ka rekomanduar tek drejtuesit e degës dhe udhëzuar që pedagogun e arrestuar si trafikant droge ta përfshinin në strukturat drejtuese, organizative dhe ti jepeshin detyra dhe përgjegjësi konkrete në PD.

E kjo gjë vërteton se PD-ja nuk është në ditët e saja më të mira, por se Basha po e çon çdo ditë buzë greminës dhe jo drejt fitores./ CNA.al

Video Player

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi