Video/ Dëgjoi zhurmë të pazakontë në motor, e tmerrshme çfarë gjen brenda kamionit

Shoferi i një kamioni kishte dilema nëse motori po i prishej derisa po udhëtonte pasi bënte një zhurmë të pazakontë, kështu vendosi të ndalet në skaj të rrugës për të parë se çfarë po ndodhë – kur hapi kapakun u habit kur brenda pa pitonin mbi 4 metra e gjysmë.

Ai menjëherë kërkoi ndihmë nga mekaniku Wynand Bloem, 31-vjeç, që pa u menduar dy herë e nxori nga motori pitonin gjigant të cilin më pas e shtrinë në asfalt.

Kjo ngjarja e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në provincën Limpopo në Afrikën e Jugut, kurse Wynand vendosi që pitonin që e nxori nga motori ta dërgojë në xhungël, edhe pse i janë nevojitur hiq më pak se katër orë që ta nxjerrë të gjallë nga kamioni.

Videoja amatore shfaq këtë moment dhe për pak minuta është shpërndarë në masë të madhe, duke marrë milionë shikime.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi