SPORT

VIDEO/ Atalanta shkruan historinë, festa e tifozëve “djeg” qytetin

Spread the love

Askush nuk e besonte në fillim të sezonit, por Atalanta shkruajti historinë, duke siguruar një vend mes më të mëdhenjve të Europës. Skuadra e drejtuar nga Gianpiero Gasperini do të luajë për herë të parë në Champions, një arritje që përfshiu në festë të gjithë qytetin e Bergamos.

Menjëherë pas vërshëllimës së fundit që vulosi fitoren 3-1 kundër Sassuolo, mijëra tifozë zbritën në rrugë dhe sheshet kryesore. Festimet e tyre kapën kulmin kur pas mesnatës skuadra u kthye nga transferta, për t’iu bashkuar tifozëve të saj. Futbollistët dhe trajneri Gasperini u pritën si heronj, ndërsa pjesë e triumfi të Atalantës janë edhe dy lojtarët e kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti dhe Ertrit Berisha.

Related posts

“AS”: 19 klube europiane që nuk kanë rënë kurrë nga kategoria

dritatv

Pele zbulon se cili lojtar do të bëhet më i miri në botë

dritatv

Inter apo Man. United? Rummenigge: Vidal duhet të vendosë të ardhmen

dritatv

Leave a Comment