VIDEO/ Aksidenti me 1 të vdekur dhe 3 të plagosur në Shkodër, pamjet e para

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplik i Sipërm, rreth orës 12:00 teksa mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin “Volkswagen” dhe më pas ka përfunduar në mes të arës duke fluturuar disa metra në ajër.

Gazetari Senad Nikshqi raporton për “BalkanWeb” se viktima është identifikuar si Nikola Sokoli rreth 26 vjeç.


Po kështu mësohet se të plagosur rëndë janë Eduart Haxhaj, 42 vjeç dhe Lekë Malota 60 vjeç. Ata ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Njoftimi nga policia:

Me datë 15.03.2019 rreth orës 12:00 në aksin rrugor Shkodër- Koplik në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplik i Sipërm, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin “Volkswagen” për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi N. S. 26 vjeç Malësi e Madhe drejtuesi i mjetit tip”Benz” si dhe ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi L. M. 59 vjeç banues Malësi e Madhe. Po kryhen veprimet me Grup Hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi