VIDEO/ Ajax kampion në Holandë, Amsterdami shpërthen në festë

Eliminimi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve është harruar. Është kohe feste për Ajax Amsterdam që ka triumfuar për herë të 34-rt në Holandë.“Harkëtarët” fituan titullin kampion në Eredivisie në javën e fundit të sezonit pas një gare të gjatë dhe të fortë me rivalët e përjetshëm të PSV Eindhoven.

Më parë ekipi i Amsterdamit kishte fituar edhe Kupën e Holandës, ndërsa arriti deri në gjysmëfinalet e Champions League, ku u eliminua në mënyrë dramatike nga Tottenham. Kjo ishte edhe një arsye që amplifikoi festën e skuadrës gjatë ceremonisë së dhënies së trofeut dhe më pas me rikthimin në Amsterdam. Mijëra tifozë pushtuan rrugët e qytetit duke pritur si heronj lojtarët e skuadrës së tyre që në këtë sezon magjepsën edhe Europën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi