KOSOVA

Veturat e Ministrisë së Bujqësisë bëjnë 1.5 milionë km gjatë 2018-s

Spread the love

Me kilometrat e kaluara gjatë vitit 2018, veturat e Ministrisë së Bujqësisë do të mundë t’i silleshin Tokës 37 herë. Janë rreth 1.5 milionë kilometra që kanë kaluar 60 veturat e Ministrisë së Bujqësisë.

Mbështetur në një raport shpenzimesh, që e ka siguruar gazeta, 1.063,941 kilometra janë deklaruar nga ngasësit e veturave të kësaj ministrie, ndërkaq kilometrat nuk janë prezantuar edhe për më shumë se një të tretën e shpenzimeve për karburante që janë bërë me këto vetura.

Edhe në raport është shprehur brenga për mungesë të evidencës së tyre.

“Vërejtje: Për kilometrat e kaluara, për periudhën janar-dhjetor 2018, edhe pas kërkesave të vazhdueshme, nuk kemi raporte nga zyrtarët tek të cilët është e zbrazët rubrika e kilometrave në shtojcën ‘Forma tabelore e shpenzimeve të automjeteve’. Kërkojmë nga të gjithë zyrtarët e MBPZHR-së, që i shfrytëzojnë automjetet zyrtare, ta respektojnë Udhëzimin Administrativ 03/2018 mbi përdorimin e automjeteve qeveritare”, thuhet në raport.

“Gjithashtu nga udhëheqësit e njësive organizative kërkojmë të ushtrojnë mbikëqyrjen lidhur me përdorimin e automjeteve në dispozicion dhe të njëjtat të përdoren në pajtim me dispozitat e U/A Nr. 03/2018”.

Shpenzimet totale për karburante dhe servisim, të bëra gjatë vitit të kaluar nga kjo ministri, janë 170.404 euro. Për karburante janë shpenzuar 130.970 euro, e për servisime 39.435 euro. Para janë shpenzuar edhe për larje, në vlerën 1.669 euro. Kostoja është diçka më e madhe se kjo, meqë për një pjesë të automjeteve nuk janë prezantuar edhe shpenzimet e dhjetorit.

Related posts

Pacolli: Vrasje e mirëmenduar, gjurmët për Ivanoviç në veri

dritatv

Haradinaj takohet me ambasadorin Kosnett: Marrëdhënia Kosovë- Amerikë e pacenueshme

dritatv

E dhimbshme: Familjarët pranë trupit të policit nga Istogu (FOTO)

dritatv

Leave a Comment