Vettingu nis mbarë, konfirmohet në detyrë kreu i Gjykatës Administrative në Korçë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i është rikthyer këtë të premte Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pas një ndërprerjeje për pushimet verore.

Në vendimin e parë, KPK ka konfirmuar në detyrë kryetarin e Gjykatës Administrative të Korçës, Sokol Ibi. Në sesionin e kaluar, Vettingu “dogji” shumë gjyqtarë dhe prokurorë, por edhe shumicën e kryetarëve të gjykatave në rrethe.

Ndërkohë, që këtë sfidë e ka kaluar me sukses kryegjyqtari Sokol Ibi, i cili do të vijojë më tej detyrën, pasi ka kaluar me sukses të trija hallkat e Vettingut, kontrollin pasuror, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

8c29e7d6 5800 41a6 B9cf 87204cd8178a
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi