Vettingu i politikës, PD: Sa më shpejt, ose bojkot

Për të treguar se e ka seriozisht me kërcënimin për bojkot të Parlamentit, nëse nuk miratohet nisma e saj për Vettingun në politikë, opozita dërgoi në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve vetëm një anëtar, Oerd Bylykbashin, i cili bëri të qartë qëndrimin e opozitës.

“Opozita nuk do të pranojë asnjë vonesë. Qëllimi juaj është ta shtyni dhe ta hidhni poshtë vettingun. Do e çojme deri në fund, në të kundërtën vettingun do e bëjnë qytetarët por jo ashtu si i thoni ju”, tha Bylykbashi.

Në rrafshin politik socialistët nuk ndryshojnë qëndrim. Janë dakord me nismën madje kërkojnë shtrirje edhe më të gjerë, deri tek familjarët e politikanëve. Ndarja me kolegët opozitarë shtrihet në rrafshin Kushtetues.

“Në rrafshin kushtetues në kërkojmë respektimin e rregullores dhe te kushtetutës. Bëhet fjalë për ndërhyrjen në ligjin themeltar”, u shpreh Ulsi Manja.

“Pa ndarë vettingun nga politika, në këtë vend nuk do të ketë as zgjedhje, as demokraci as parlament, as drejtësi, as ekonomi”, tha Oerd Bylykbashi.

E vetmja dakordësi mes palëve ishte për pyetjet që do i dërgohen me shkrim ekspertëve konstitucionalist./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi