Vetting-u sjell në Tiranë Komisionin e Venecias

Një delegacion i Komisionit të Venecias mbërrin sot në Tiranë për një vizitë dyditore, deri të martën.

Ditën e sotme, sipas agjendës, është parashikuar një takim në orën 9:30 me zv.kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi, e më pas me krerët e grupeve më të mëdha parlamentare, Taulant Ballën e PS-së, Edmond Spahon e PD-së dhe Petrit Vasilin e LSI-së.

Pas drekës, në orën 14:45 parashikohet një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, që do të pasohet pasdite me takimet me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e gjithashtu me kreun e delegacionit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Ditën e martë, delegacioni i Komisionit të Venecias do ta nisë me një takim me kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, më pas me kreun e ILDKPKI-së, Shkëlqim Ganaj, për t’i mbyllur takimet me kreun e misionit “Euralius”, Agnes Bernhard.

Delegacioni i Komisionit të Venecias do të largohet nga Tirana të martën përmes Rinasit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi