Vetting-u i gjyqtarëve, shkarkohet anëtari i Kushtetueses për pasuri të pajustifikuar

 

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, pasi nuk ka justifikuar pasurinë e tij.

 Dy ditë më parë, Lulo ishte thirrur në seancë dëgjimore të Vetting-ut, por nuk u paraqit para trupës gjyqësore të KPK-së, ndërsa kishte dërguar si mbrojtës avokatin e tij.

I kaluar në filtrat e KPK-së prej 5 muajsh, së bashku me aftësitë profesionale, lidhjet e tij dhe pasuritë, gjyqtarit kushtetues iu përmend si i dyshimtë vetëm burimi i pasurive.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, tha relatorja Etilda Çiftja, konkludon se Fatos Lulo ka kryer deklarim të rremë, përsa kohë nuk dihet burimi i pronave.

Për këtë u numëruan në seancë si pasuri të gjyqtarit kushtetues shuma prej 100 mijë dollarësh që iu dhurua nga e motra Drita Lulo dhe kontrata e borxhit prej 480 mijë dollarësh me të cilën ishte planifikuar të blihej shtëpi në Toronto të Kanadasë. Një zyrë e dhurua sërish nga e motra dhe shtëpia e Fatos Lulos në Tiranë.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi