“Vetting pedagogëve”, studentët publikojnë emra të atyre që kërkojnë para

Protesta studentore ka hyrë sot në ditën e katërt dhe mijëra të rinj që frekuentojnë universitetet publike në Tiranë janë mbledhur sërish para godinës së Ministrisë së Arsimit për të kërkuar përmbushjen e 8 kushteve që i kanë vendosur shefes së këtij dikasteri Lindita Nikolla.

Në protestën e sotme, që përkon edhe me 8 dhjetorin pra “Ditën e Rinisë”, studentëve u janë bashkuar në tubimin e tyre edhe qytetarë, prindër e gjyshër, të cilët i ofrojnë mbështetje për kauzën.

Studentët e kanë nisur protestën sot me thirrjen: “O ministre që s’di këndim je ministre për Arsim”, ndërsa gjatë rrugëtimit nga Korpusi Universitar për në “Rrugën e Durrësit” kanë bërë këtë thirrje për qytetarët: “Bashkohuni me ne, çohuni nga kafet, çohuni nga kafet. Jemi shumë, nuk tërhiqemi!”.

Një parakalim para Kryeministrisë u shmang nga studentët e “Revoltuar”, të cilët thanë se devijimi i rrugës u bë për shkak se kjo nuk është një protestë politike, por për të drejtat e tyre studentore.

E teksa kanë theksuar se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, mund të hyjnë në grevë masive urie, studentët sot kanë nisur kryengritjen edhe kundër shumë pedagogëve të tyre, për të cilët shprehen se kërkojnë ryshfet për provimet.

Në protestë nuk mungojnë pankartat ku kërkohet “Vetting për pedagogët”, por as ironia për ministren e Arsimit Lindita Nikola dhe atë të Kulturës, Mirela Kumbaro.

Një student ka lexuar me megafon në dorë, emrat e pedagogëve që kërkojnë lekë për të hyrë në provim ose për të marrë lëndën dhe më pas të gjithë në kor kanë thërritur: Turp, turp, turp!

“Pedagogë të korruptuar jeni murtaja e shoqërisë”, brohorasin studentët në protestë.

Ja emrat e pedagogëve të korruptuar:

-Thanas Xhillari, 500-1000 euro FSHN;

-Petro Zoto, 150 mij lekë deri në 2 mungesa;

-Andon Kume, 1500 euro lënda UAMD Durrës;

-Universiteti Arteve, 4000 mijë euro fitim konkursi;

-Gasper Kokaj, 250 euro provimi Juridiku Shkodër;

-Kristaq Kikina, 200 euro pedagog Gjirokastër;

-Shkëlqim Hidri, 250 euro Gjirokastër;

-Arben Bocari, 100 mijë lekë provimi i matematikës UBT;

-Nirvana Shkelzeni, 300 euro dy provime në Elbasan;

-Ukë Bucpapa, 50 mijë lekë Gjuhët e Huaja;

-Arjana Fejzo, 5000 lekë për të kaluar UBT;

-Kledi Xhaxhiu, 500 euro kimia FSHN;

-Alketa Lame, 150 euro kimia FSHN;

-Sabri Hoxha, 100 euro provimi te Mjekësia;

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi