Vettel triumfon në Belgjikë, Alonso protagonist që në xhiron e parë

Pas pushimeve verore Sebastian Vettel është rikthyer fuqishëm dhe ka arritur të triumfojë në Çmimin e Madh të Belgjikës, një pistë ku Ferrari nuk fitonte prej 10 vitesh.

Piloti gjerman i Ferrarit u nis nga vendi i dytë, por arriti të parakalojë rivalin e tij të Mercedes, Lewis Hamilton, që në xhiron e parë dhe më pas ruajti dominimin deri në fund të garës.

Vettel la pas pikërisht Hamilton, ndërsa podiumi u plotësua nga piloti holandez i Red Bullit, Max Verstappen. Vlen të theksohet se gara nisi me një aksident të frikshëm që në kthesën e parë, ku protagonist ishte Fernando Alonso dhe 4 makina mbyllën garimin që aty.

Kampionati kryesohet nga kampioni në fuqi, Lewis Hamilton me 231 pikë, i ndjekur nga Sebastian Vettel me 214, ndërsa tashmë kampionati mund të cilësohet sërish i hapur./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi