Vetëvendosjes i bashkohet edhe një këngëtare e njohur (Foto)

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare  Enkelejda Arifi i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë të ditur lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, përmes një postimi në  Facebook.

Kurti ka përshkruar një profil të shkurtër për të arriturat e saj meritore në muzikë e profesionin si zyrtare e kulturës në Gjilan, ndërsa kujton se Arifi është edhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 6 Tetorit.

Postimi i plotë i Kurtit:

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Enkelejda Arifi, na është bashkuar në Lëvizje dhe është në listën e kandidatëve të VETËVENDOSJE!-s për deputete në Kuvendin e Kosovës. Ajo vjen nga Durrësi ku është shkolluar për muzikë (flautë dhe kanto) dhe jeton në Gjilan ku punon si zyrtare për kulturë në komunë që nga viti 2010.

Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting and people standing

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi