Vetëvendosje nesër kërkon interpelancë të Haradinajt, kjo është arsyeja!

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se qysh nesër do të kërkojnë interpelancë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për të raportuar për gjendjen me furnizim të energjisë në Kosovë.

Kështu ka thënë deputetja Albulena Haxhiu, e cila në një konferencë për media, ka ngritur shqetësimin e ndërprerjes së energjisë elektrike, gjatë ditëve të fundit.

Ajo tha se banorët e Kosovës po përballen me reduktime të energjisë dhe kjo është e papranueshme, e sidomos që këto reduktime janë më stinën e dimrit.

Përfaqësuesi i Komitetit për Energjetikë në VV, Naim Hoxha tha se duhet të bëhet apel tek qytetarët që të vetëdijesohen për kursim të energjisë elektrike.

Po ashtu, ai tha se duhet hequr dorë nga siç e quajti ai projekti më i fëlliqur “Kosova e Re”, pasi asgjë më keq dhe më pakuptimtë nuk ka ndodhur sesa ky projekt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi