VESHTRIM MBI URBANISTIKEN DHE ARKITEKTUREN E QYTETIT TE KAVAJES NE VITET 1944-1990

 

 

 

Ne vitet e para te çlirimit, veprimtaria ndertimore ne qytetin e Kavajes, ashtu si ne te gjithe Shqiperine, diktohej ne menjanimin e pasojave te luftes ne fondin e arkitektures dhe te urbanistikes.
Fill pas ardhjes ne fuqi, pushteti i ri ndermori me nxitim nje sere masash me karakter politik, ekonomik dhe administrativ.
Ne kushtet e nje ekonomie te renduar nga lufta dhe me nje trashgimi ndertimore jo te nivelit bashkohor, sistemi i qeverisjes sipas modelit sovjetik stalinist, filloi reformat e shpronesimit.
Qe ne fillim, pas miratimit te Kushtetutes, ne mars te vitit 1946, Partia Komuniste Shqiptare parashtroi ndertimin e socializmit ne Shqiperi.
Me ligjin e ri per konfiskimin e pronave dhe te pasurive private dhe me tatimet e jashtezakonshme mbi fitimet e luftes qe filluan ne janar te vitit 1945, te gjitha pronat pa shperblim u bene prona shteterore socialiste.
Qyteti trashegonte dhe ruante nje gjendje ndertimore jo te kenaqshme sidomos per vendosjen e administrates se re dhe per sistemimin e dhjetra familjeve te personelit te ushtarakeve dhe te Ministrise se Puneve te Brendeshme, qe afro 100% nuk ishin vendas. Nje situate te tille mjaft e rende mund te pershkruhet edhe per ndertimet sociale, kulturore e shendetesore, qe nuk ekzistonin fare.
Per zgjidhjen e problemit te strehimit per te trasferuarit dhe per zyrat e reja te krijuara, sherbyen kryesisht ndertesat e konfiskuara te shtreses se tregtareve te mesem e te vegjel te qytetit, te cilet i detyruan t’i lironin ato, per te mos banuar ne keto banesa jo pak por rreth 47 vjet me radhe, deri ne vitin 1992.
Pas regjstrimit te popullates ne vitin 1945, Kavaja numeronte 9650 banore ne krahasim me 7300 qe kishte ne vitin 1938.
Ndertesat e shpronesuara (megjithese te kufizuara ne numer dhe me vellime te pamjaftueshme) dhe nxjerrja jashte me force e pronareve ndikuan per zgjidhjen e disa kerkesave te domosdoshme funksjonale te çastit.
Keshtu, per kete periudhe mund te themi se qyteti po jetonte nje situate te varfer ndertimore jo vetem ne gjinine e ndertesave te banimit por edhe ne ato sociale, kulturore, administrative, shendetesore, etj.
-Si ndertese administrative ne Kavaje ne keto vite u trashegua vetem Bashkia, e ndertuar nga qeveria e A. Zogut ne vitin 1931

Ndertesa e bashkise Kavaje e ndertuar ne vitin 1931 me fondin e huase SVEA qe mori qeveria e Zogut nga Italia.Ndertesa e bashkise Kavaje e ndertuar ne vitin 1931 me fondin e huase SVEA qe mori qeveria e Zogut nga Italia.

-Poliklinika dhe klinika dentare u pershtaten ne ndertesen me dy kate te ndertuar nga Rakip Haxhialushi ne vitin 1942. Me kete destinacjon kjo ndertese ka punuar dhe vazhdon te punoje per rreth 53 vjet pa nderprerje.
-Spitali i vogel, me sherbime shume te kufizuara shendetesore, u pershtat ne dy banesa me nga dy kate secila, qe i kishin ndertuar Rustem Sharra dhe vellezerit e familjes Daka ne vitin 1941.
Ne keto ndertesa, me nje kufizim te tille shendetsor, ka vazhduar puna e spitalit dhe e maternitetit per 47 vjet me radhe deri ne vitin 1993 (materniteti vazhdon edhe sot).
-Sherbimi Poste-Telegraf-Telefon (PTT) ishte pershtatur dhe kryhej ne nje ndertese te vjeter me dy kate e ndertuar ne vitin 1916, sot me pronar vellezerit Rrena. Ne kete ndertese, e ndodhur perbri Bashkise nga ana veriore e saj, ne kushte mjaft te keqija ka vazhduar puna deri ne vitin 1970.
-Filmat e kinemase se qytetit shfaqeshin ne nje kapanon te vjeter, i ndertuar ne vitin 1943 me konstruksjone metalike te veshura me pllaka populiti. Kjo salle ndodhej ne truallin ku eshte sot kinemaja e qytetit. Salle per shfaqje skenike nuk ekzistonte.
-Asnje ndertese nuk disponohej posaçerisht per shkolle. Shume shpejt u pershtat per te paren shkolle 7-vjeçare, ndertesa me dy kate qe ndertuan italjanet ne lagjen Sallbeg, ne vitin 1941 dhe qe gjermanet e paten shfrytezuar per spital ushtarak. Ajo edhe sot vazhdon te kryeje te njejtin destinacjon si shkolle 8-vjeçare (shkolla “Rilindja”).

Ne kapitujt pararendes te kesaj monografie jemi informuar se qyteti i Kavajes, ashtu si disa qytete te tjere te vendit, trashegoi nga e kaluara nje strukture urbanistike qe karakterizohej nga nje numer i madh rrugesh dhe rrugicash.
Keto fije nderlidhese, te cilat ne distance te afert apo pak me te zgjatur derdhen ne rruget kryesore te tri lagjeve, mbartin ne vetvete secila historikun e vet te lindjes dhe zhvillimit te tyre. Te gjitha keto se bashku perfundojne ne rrugen e Madhe me gjatesi rreth 1600m, qe qendron si shtylle kurrizore e qytetit, qe, siç e kemi theksuar, lidh Kavajen me Durresin nga veriu dhe me Rrogozhinen nga jugu.
Kjo nderthurje e çrregullt sillte ndikimi negative funksjonale, ekonomike dhe estetike.
Per periudhen qe pulsi i jetes se Kavajes rrihte me ritmin e nje vend banimi jo te madh, mund te pranohej kjo gjendje, por si pasoje e rritjes se ndjeshme te popullates, te kerkesave te saj dhe krahasuar me ecjen e qyteteve te tjera simotra te saj, situata kerkonte zgjidhje.
Kavaja ne vitin 1955 numeronte 12750 banore ndaj 9650 banoreve qe kishte ne vitin 1945.
Analizuar ne shifra, rritja e popullates nga njera ane dhe amortizimi i fondit ekzistues te ndertesave nga ana tjeter, krijoi veshtiresi te shumta dhe nevoja te ngutshme per ndertime te reja.
Ne kete periudhe, ne Kavaje nuk kishte asnjelloj kanalizimi qofte per ujerat e zeza, ashtu edhe per ato atmosferike. Grumbullimi i ujrave te zeza nga banesat behej me gropa skeptike, te shkeputura veç e veç, per çdo shtepi.
Siç kemi njoftuar me pare edhe gjate kesaj kohe vazhdonte te behej furnizimi me uje te pijshem nga puse te perbashket (neper lagje dhe pazar), nga puset qe kishin ne oborr çdo shtepi dhe nga 3 çezme me burime natyrore:
çezmja prane xhamise Kubelije ne qender te pazarit,
çezmja e lagjes Sharre, dhe
çezmja e Sheneminit ne rrugen e Tabakeve.
Ujesjelles i mirefillte per qytetin nuk ekzistonte. Lokalet e sherbimit si kafenete, restorantet, pastiçerite, bulmetoret, furrat per pergatitjen e bukes, etj., furnizohehsin me bote uji ose me bidona dhe me ene llamarine, te cilat i trasportonin me karro. Kjo ndodhte sepse sistemi komunist ne fuqi, dalngadale me eliminimin e prones private mbi çdo gje, kishte zhdukur nga qarkullimi çdo mundesi te mjeteve te motorizuara per t’i perdorur per keto qellime. Ne vitet 1939-1943 pati nje hop te madh rritjeje ne perdorimin e automjeteve jo vetem per transportin e jashtem (interurban) por edhe per sherbimet e mbrendeshme komunale.
Perveç kesaj, ne nje numer te madh banesash, pompat e instaluara ne keto vite per nxjerrjen e ujit nga puset ishin degraduar dhe pothuaj nuk punonin fare. Kuptohet qe do te ndodhte keshtu sepse shteti i diktatures kishte ndaluar çfaredo lloj tregtie per çfaredo lloj artikulli me perendimin dhe me çdo shtet tjeter cilido qofte ai. Zhvillimi nuk ecte perpara. U kthyen prap shume gjera, p.sh.: trasporti i mallrave te prodhimeve bujqesore e blegtorale, sidomos per dite pazari per Durres, Tirane, Elbasan, Lushnje, Berat, Fier, etj., ne keto kohe, filloi te behej me karro me goma, me kater rrota, te terhequr nga kuaj (ky lloj trasporti tani po zevendesonte karvanet me kuaj te shekullit te kaluar dhe te fillimit te ketij shekulli.
Shume familje ne qytet furnizimin me uje te pijshem e benin me pagese duke sjelle ujin tek porta e shtepise me nje karroce te improvizuar per kete qellim. Kjo gjendje, me kete menyre furnizimi m euje, nuk ka qene e shkurter; ajo ka zgjatur disa 5 vjeçare. Neper rruge per dite pazari dhe ne stacjonin e trenit uji shitej me gota.
Shume premtime bente propaganda komuniste atehere, per ujesjelles, per kanalizimi ose per permiresimin e kushteve te jeteses ne pergjithesi. Por asgje nuk u be. Kavaja ishte (si gjithmone) e varur nga Durresi, me emertimin “lokalitet i Durresit” (siç ishin lokaliteti i Lekajt, i Kryevidhit, i Rrogozhines, etj.).
Durresi shikonte interesat e veta si qytet dhe fondet per investime ne çdo fushe i trajtonte kryesisht per vete. Jo pa qellim rethi i Durresit per drejtimin e qytetit te Kavajes zakonisht ka caktuar njerez pa horizont kulturor, te paafte, frikacake, te cilet kishin vetem arsim fillor ose 7 vjeçar dhe qe nuk guxonin te ngrinin problemet e qytetit ne rreth.

Kete rruge te gabuar te sistemit socialist njerezit e shihnin, por nuk mund te diskutonin haptazi, sepse diktatura ishte e pameshirshme. Ne shtypin periodik ose te perditshem duheshin shkruar vetem arritje, asnje verejtje ose kritike se perndryshe……nuk te jepej me rasti te shkruaje.
Deri ne vitin 1956 kur ne Kavaje numeroheshin afro 13000 banore ishin bere keto ndertime te reja me fondet e shtetit:
-u ndertua nje shtese anesore me dy kate, me nga 4 zyra per çdo kat, per administraten e lokalitetit dhe te Komitetit te Partise. Kjo ishte ndertesa qe u be ngjitur me bashkine nga ana jugore e saj dhe kishte marre persiper, qe me arkitekturen e saj ta imitonte ate, por pa ballkon (akoma edhe sot kjo shtese funksjonon per zyrat e Komitetit te Rrethit Kavaje e se fundi, Bashkise)
-u ndertua nje ndertese banimi (ndertese e pare me apartamente ne Kavaje) me dy kate, per kater familje, ne fund te rruges se Sarajit, sot rruga “28 Nentori”.
-perveç ketyre ndertesave, ne lulishten e ish-kafe “Dopolavoro”, u ndertua nje memorial ose nje tip mazoleumi per vendosjen e eshtrave te deshmoreve te luftes nacionalçlirimtare te qytetit te Kavajes. Ky mazoleum i vogel kishte forme planimetrike 6-kendeshe, me rreze 3m, me dysheme te ngritur 6-7 shkalle nga kuota e lulishtes. Mbi muret e tij ishin ndertuar 6 kolona b.a. me 6 harqe rrethore, qe mbanin nje kupole ne forme piramide. Por ky mazoleum, asnjehere nuk kreu funksjonin per te cilin u ndertua. Brendia e tij u perdor si magazine per mbajtjen e veglave te punes te puntoreve te komunales Kavaje. U prish se bashku me dyqanet e pazarit ne fillim te viteve 1960.

1950, qendra e Kavajes

http://www.kavajaonline.com/forumi//index.php?showforum=76

1950, qendra e Kavajes http://www.kavajaonline.com/forumi//index.php?showforum=76

afer sheshit te Manave te Pazarit nga ana lindore e tij, ngjitur me rrugen e Teqes, ne vitin 1955, u ndertua nje merkato e hapur. Kjo ishte nje tentaive per te perqendruar shitjen e produkteve bujqesore dhe blegtorale per dite pazari, ne kete ndertim provizor. Ai perbehej nga kapanone me forme planimetrike si germa “G”, me oborr te hapur ne qender.
Kapanonet ishin te mbyllura nga shpina me mure, ndersa perpara ishin te hapura, mbuluar me çati, e cila mbeshtetej mbi kolona tulle 25x25cm. Ne kete brinje, nga ana e kolonave, qendronte edhe tezga e shitjes. Ishte nje ndertim i rendomte ky, pa shije estetike, i huazuar nga arkitektura sovjetike e kohes. Nuk i qendroi shume gjate kohes dhe nuk funksjonoi per qellimin per te cilin eshte ndertuar, por si magazine e ndermarjes tregtare te qytetit.
Ne vitet 1957-1958, u ndertuan dy pallate me nga 3 kate secili te cilet u vendosen ne vijim te vijes se ndertimit te bashkise dhe te shtese se saj. Kjo vendosje ruante dhe mbante ne shfrytezim rrugen e kallajxhinjve te pazarit te qytetit, megjithese tani ishin prishur blloqet e dyqaneve perpara ketyre dy pallateve. Ne keto vite u ndertua dhe u vu ne shfrytezim ndertesa me nje kat e bllokut te furrave per pergatitjen dhe pjekjen e bukes. Kjo ndertese me nje arkitekture tipike ruse, u vendos buze rruges se Madhe ne lagjen Sharre, qe e shemtonte shume kete lagje me pamjen e saj. Ajo, peveç kesaj, te gjithe territorin perqark e mbyste me tym te zi, i cili dilte nga djegja e qymyrit apo e mazutit, qe perdorej si lende djegese per furrat.
Ndertimet e kesaj periudhe ishin:
-ndertesa e pare tip apartamenti per 4 familje me 2 kate (qe kemi permendur me lart), e ndertuar ne 1954, ne rrugen “28 Nentori”
-dy pallatet me 2 kate qe u ndertun ne nje drejtim me bashkine, me 1957-1958, dhe
-blloku i furrave

Per te gjithe keto 4 objekte sheshet e ndertimit te tyre nuk u caktuan ne baze te nje studimi paraprak urbanistik, por mjaftoi arsyetimi se u gjend vend bosh, pa ndertime ekzistuese. Me vone, pas vitit 1961, pasi ishte hartuar plani regullues i qytetit, veçanerisht keto 4 ndertesa u bene nje pengese e madhe, pasi ato tani parashikoheshin per t’u prishur.
Ndertesa e kinemase se qytetit me 1956.1957 dhe ajo e gjimnazit, qe u ndertua me 1958 megjithese nuk u vendosen ne baze te nje studimi te posaçem urbanistik, nuk u bene shqetesuese me vone per zbatimin e planit te ri rregullues. Ato, ne kete plan rregullues, u moren si objekte referuese per vendosjen e objekteve te tjera perreth tyre.
Planit regullues te vitit 1934, qe siç kemi theksuar ishte nje studim i pjesshem sepse ne vetvete ai permbante vetem skemen e rrjetit rrugor kryesor, i kishte kaluar koha. Ai duhej te rishqyrtohej dhe keshtu te rihartohej nje plan i ri rregullues per qytetin.
Shqetesimet per gjetjen e shesheve te ndertimin, ne baze te nje studimi te mirefillte urbanistik, kishin filluar qysh ne vitet 1948-1950. Por mungesa e interesimit nga autoritetet e rrethit dhe paaftesia e drejtuesve te qytetit te Kavajes, beri qe ky studim te perfundonte ne vitet 1959-1960, duke gjetur aprovimin e tij nga Keshilli i Ministrave ne vitin 1961.
Plani i ri regullues i Kavajes, qe u miratua ne vitin 1961, pati si objektiv skajor nje popullsi prej 20000 banoresh, mbi nje territor me siperfaqe prej rreth 145ha. Ai parashikonte ndertime per nje periudhe 15-20 vjeçare:
-zonen e banimit ai e stjudjinte te shtrire ne nje siperfaqe 125ha, me dendesi bruto 160banore/ha.
-zonen industriale e studjonte te shtrire ne nje siperfaqe 15 ha, dhe
-zonen e depove ne nje siperfaqe 5 ha.
Per te evidentuar cektesine e te dhenave te ketij studimi, pohojme se sipas vjetarit statistikor qyteti i Kavajes ne vitin 1960 numeronte 14.800 banore, ndersa studimi behej per 20.000 banore. Ne fakt duke u ndeshur ne realitetin fizik te qytetit, me formen dhe trajtat e tij, me nje zhvillim te çregullt dhe spontan, plani i ri regullues ligjeronte situaten ekzistuese te rrjetit rrugor duke e zgjeruar ate.
Persa i perket anes funksjonale te qytetit, studimi i ri e linte zonen e banimit ne po ate vend ku ishte, duke e zgjeruar ate me disa blloqe te reja ne forme kuadratike. Gjithashtu, edhe qendren e qytetit me kompleksin xhamija Kubelije, Kulla e Sahatit dhe vargu i dyqaneve ndermjet tyre, e linte ate po ne te njejtin vend. Ai prishte komplet dyqanet e pazarit dhe ne vendin e tyre krijonte nje shesh qendror, afersisht siç eshte sot. Ne anet e ketij sheshi dhe radhazi ne te dy anet e rruges se Madhe vendoste pallate tip apartamenti ne 3 dhe 4 kate, me dyqane ne katin perdhe. Sipas kesaj ideje ato u ndertuan. Kete gjendje kemi sot ne shfrytezim.
Plani i ri regullues ne rrjetin e tij rrugor parashikonte ndertimin e unazes, e cila do te fillonte nga sheshi i agjencise se automjeteve deri ne fund te qytetit nga ana jugore e tij, ne piken ku bashkohet me rrugen nacionale (aty ku ne fakt eshte sot). Kjo ishte pjesa e re e unazes, sepse pjesa tjeter deri aty ku takohet me rrugen nacionale nga ana veriore e qytetit, ishte ndertuar ne vitin 1940-1941, nga italianet.
Kjo unaze kuptohet kishte per qellim kryesor shkarkimin e qendres nga transporti dhe trafiku i rende, shkurtimin e largesive dhe krijimin e kushteve me te mira higjeniko-sanitare. Mirepo kjo ishte nje zgjidhej provizore, sepse koha e ka nxjerre ate jashte funksjoni qysh para 20 vjetesh, kur mendohej te ndertohej nje unaze e re qe te kalonte prapa gazermave te xhenjos, ne kufi te fshatit Synej.
Plani regullues i vitit 1961 ne zonifikimin e tij kishte parashikuar zhvillimin e gjelberimit shoqeror mbrenda pelhures urbanistike te qytetit, kishte parashikuar ndertimin e stadiumit me fushat anekse te tij dhe bente nje perpjekje te lavderueshme per shperndarjen e drejte te rrjetit te godinave te shkollave, te çerdheve, te kopshteve dhe te rrjetit tregtar.
Ky plan regullues qe u hartua ne baze te programit dhe te dhenave nga autoritetet e qytetit per nje periudhe 20 vjeçare, i sherbeu vetem pjeserisht qellimit, sepse parashikimi 20 vjeçar i detyrese se projektimit te ketij plani u arrit dhe u kapercye mbrenda 10 vjeteve. Kjo tregon se ai ishte bazuar ne te dhena dhe studime te shpejtuara, te pamjaftueshme dhe vleresim shume i paket i problematikave te shumaneshme qe perfshin veprimtaria e urbanistikes.
Prishja e blloqeve te dyqaneve te pazarit te Kavajes u be pjese-pjese. Keshtu, deri ne vitin 1963 ishin prishur blloqet qendrore te dyqaneve dhe komplet pjesa veriore e tij, ku u ndertua nje lulishte ne forme trapezi qe ekziston edhe sot.
Ne vendin e blloqeve te dyqaneve te pazarit, me vone, u ndertuan lulishte te tjera qe fuillonin nga oborri i xhamise deri ku ishte sheshi i Manave te Pazarit.
Ne zbatim te planit te ri regullues te Kavajes, precedence iu dha objekteve qe merrnin formulimin e qendres se qytetit.
Keshtu ndertimet qe u bene ne kete dekade sipas radhes ishin:
-u ndertua pallati me 3 kate, me 1960, perballe bashkise.
-u ndertua pallati me 3 kate, me 1960, perballe shtepise se Ibrahim dhe Xhevat Xhafa
-u ndertua pallati me 3 kate, me 1963, peballe kinemase
-u ndertua merkato e mbyllur e qytetit me 2 kate, 1964
-u ndertuan 2 pallate me nga 3 kate me 1964, perpara oborrit te gjimnazit
-u ndertua ne kthesen e lagjes Zguraj, pallati ne forme planimetrike“L” me 4 kate, me 1965
-u ndertua pallati me 3 kate, me 1966, para shtepise se B. Xhanit
-u ndertua pallati me forme planimetrike te thyer (sharre) ne vitin 1968, me 5 kate, ku ne katin perdhe u vendosen posta (PTT), Banka e qytetit, Banka e kursimeve dhe Farmacia nr. 1.
________________________________________________________

Nxjerre nga libri “URBANISTIKA DHE ARKITEKTURA E QYTETIT TE KAVAJES, VESHTRIM I ZHVILLIMIT HISTORIK” me autor Doc. Dr. Ark. ISUF SUKAJ

Doc. Dr. Ark. Isuf SUKAJ

Lindi ne Kavaje, me 1932. Kreu shkollen e mesme “Politeknikumi 7 Nentori” ne Tirane, ne vitin 1952, ne degen ndertesa. Punoi si teknik i mesem zbatimi ne nderrmarjen e ndertimit ne Lushnje e Kavaje, deri me 1958. Studimet e larta i kreu pjeserisht ne republiken Çekosllovake dhe me pas ne universitetin e Tiranes ne vitin 1964, si inxhenjer ndertimi me specialitet arkitekture. Pas emerimit punoi ne kantierin e ndertimit ne Kavaje si pergjegjes teknik deri ne 1968. Nga viti 1968 deri ne 1992 kur doli ne pensjon punoi si pedagog i lendes “kompozim arkitektonik” ne katedren e arkitektures se fakultetit te inxhenjerise se ndertimit Tirane. Per punen shkencore-studimore ne fushen e arkitektures, ne vitin 1984 mori titullin Kandidat i Shkencave, ne vitin 1987 mori titullin Docent dhe, ne vitin 1994, komisioni i kualifikimit shkencor i dha graden Doktor i Shkencave.

Gjate viteve te punes ka pergatitur per botim, me pjesmarrjen si bashkautor, keto libra dhe tekste mesimore qe jane botuar:

1. PROJEKTIMI ARKITEKTONIK I GODINAVE SOCILA-KULTURORE(bashkautor Prof. Besim Daja)
2. NDERTESA PER VEPRIMTARI SHOQEROR-KULTURORE (bashkautor Ark. Sokrat Mosko)
3. URBANISTIKA DHE NDERTIMET NE FSHAT (bashkautor Prof. Ark. Enver Faja)
4. NDERTIMET BLEGTORALE (bashkautor Prof. Viktor Puka)
5. HISTORIA E ARKITEKTURES NE SHQIPERI 1912-1944 (3 bashkautore)
6. ELEMENTE TE NDERTESES DHE TEKNOLOGJIA E TYRE (bashkautore Dr. Ark. Robert Kote dhe Dr. Ark. Agron Lufi)

Edhe pas daljes ne pensjon vazhdoi te kontribuoje ne fushen e botimeve shkencore dhe te projektimit arkitektonik per qytetin e Kavajes, duke bashkpunuar me Studio Projektimi “DIELLI” Kavaje, me kostruktoret projektues Ing. Betim Veliu dhe Ing. Thoma Çaushi.
_____________________________________________________

Fjala e mbylljes se librit “URBANISTIKA DHE ARKITEKTURA E QYTETIT TE KAVAJES, VESHTRIM I ZHVILLIMIT HISTORIK” me autor Doc. Dr. Ark. ISUF SUKAJ

Me shenimet e mbajtura deri ne fillimet e dhjetevjeçarit te fundit te ketij shekulli, u perpoqa te sjell fakte, argumente historike dhe te dhena gojore nepermjet ballafaqimeve te perbashketa.
Ne menyre te veçante, me nje perkushtim jo te zakonshem, kam punuar qe nepermjet punes grafike (vizatimeve) dhe fotografive, te nxjerr nga harresa e kohes dhjetra objekte, qe me elementet e tyre arkitekturore, evidentojne te kaluaren shume te pasur te qytetit te Kavajes, ne dobi te zhvillimit historik te arkitektures qytetare shqiptare.
Dukuria urbanistike dhe arkitekturore e Kavajes perben nje tregues te rendesishem ku gjenia popullore punoi, krijoi, zhvilloi dhe mbrojti e trashegoi ne shekuj traditat e shendosha te te pareve tane me tiparet lokale dhe me rrenje ne tabanin kombetar.
Kemi theksuar se ne periudhen 1944-1990 urbanistika dhe arkitektura e qytetit te Kavajes shenoi nje vonese te theksuar. Mungesat dhe dobesite e trasheguara kjo periudhe, tani ne kuadrin e shoqerise pluraliste shqiptare, diktojne nje kthese te forte per te fituar kohen e humbur.
Ajo qe kemi trashguar nga periudha 45 vjeçare duhet te rishqyrtohet, te ripunohet per t’ju pershtatur kushteve te reja ekonomike, socilae, politike, morale dhe estetike.
Sot, edhe qyteti i Kavajes si shume te tjere, ndodhet perpara nje numri shume te madh kerkesash per ndertime te reja. Vazhdimisht dhe pa nderprerje nga banoret e qytetit po kerkohet per te ndertuar, ne menyre individuale apo ne grupe, shtepi banimi te reja, hotele, dyqane, zyra, punishte, etj.

Po urbanistika e Kavajes, a eshte e pergatitur t’i pergjigjet ne kohe e me cilesi kesaj kerkese te banoreve? Mendoj se jo.

Plani rregullues i qytetit, i miratuar me 1983, shtesa e tij per trajtimin e rruges se Madhe dhe plani i fundit per ristudimin e qendres, qe u be me 1991, duhen rishqyrtuar per te qene te vlefshem per shoqerine demokratike. Sepse tani, prona private mbi token, mbi ndertesat, mbi prodhimin, etj., qe ishin mohuar totalisht me pare, jane ne themel te politikes se nje urbanistike demokratike. Atehre lind pyetja: ne te cilat hapesira urbane do te behen ndertimet e reja? Qyteti ka nevoje te rritet, te shtrihet me tej dhe te dendesohen ndertimet, sepse ne baze te te dhenave te zyres se statistikes se rrethit, numri i banoreve te qytetit me 1998 ka arritur ne rreth 32.000 vete, kundrejt 25.200 banoreve qe kishte ne vitin 1989.

Mendoj se nderhyrjet mund te behen ne HAPESIRAT E MBRENDSHME TE QYTETIT dhe ne HAPESIRA KREJTESISHT TE REJA.

-NDERHYRJE NE HAPESIRA TE MBRENDSHME do te thote qe çdo banor i Kavajes te ndertoje dhe te beje shtesa atje ku ai banon sot, ne pronen e tij, pa u larguar nga vatra dhe pasur frike se neser mund t’i bjere plani i nje ndertese te larte apo t’i kaloje ndonje rruge e re.
Po ne kete rast, ndertimi duhet te behet sipas nje studimi dhe nje projekti, pa prekur te pergjithshmen e qytetit, pra te ndertohet me kulture dhe jo spontanisht. Sepse zgjidhjet urbanistike pa gabime, ndertimet e bukura te studjuara mire edhe per perspektiven, ndikojne drejtperdrejt ne formulimin e ambjentit “NJEREZOR”, qe krijon nje KLIME PSIKOLOGJIKE EMOCJONALE.

Ky AMBIENT NJEREZOR, qe krijon urbanistika dhe arkitektura, ushtrojne nje ndikim te fuqishem mbi SHOQERINE, MBI MENYREN E JETESES, MBI HIGJENEN DHE SHENDETIN E POPULLIT, dhe me zhvillimin POLITIK dhe MORAL.

Hapesirat e mbrendshme t Kavajes, qe perbejne trashgimine karakteristike te qytetit, u demtuan rende nga urbanistika socialiste, e cila e kishte mohuar ate totalisht. Pra te rene duhet ta ndertojme ne harmoni me te vjetren. E vjetra e shendoshe qe ka mbetur do te na sherbeje per frymezime te reja. Mirepo ne keto raste pleksen shume probleme sociale. Kerkohet aftesi projektuese dhe nje pervoje praktike e pasur urbanistike. Prandaj fillimi duhet te jete i kujdesshem; projektimi urbanistik ne keto hapesira duhet te behet me pak metra katrore, jo me hektare, por shtepi me shtepi dhe rrugice per rrugice.
Realizimi i ketyre kerkesave kerkon qe radhet e stafit te zyrave te urbanistikes ne rreth dhe ne bashki te kompletohen me urbaniste dhe arkitekte te shkolluar ne kete specialitet. Ato duhet te jene te azhurnuar me te rejat e kohes, te ndjekin kurse, seminare dhe tema diskutimi mbrenda dhe jashte shtetit per shqetesimet bashkekohore urbanistike. Koha jone e pluralizmit dhe e demokracise nuk e duron dot mediokrin dhe aftesine per te fshehur paaftesine. Iku ajo kohe kur tundej biografia si mburoje per paditurine. Eshte koha te ngresh zerin jo prej llafazani dhe grindaveci, por zerin e punes tende, aftesise dhe talentit tend, te krijimtarise tende ne dobi te qytetit tend dhe te qytetareve te tu.

-STUDIMET NE HAPESIRA KREJTESISHT TE LIRA parashikojne ndertime kolektive tip apartamenti, gershetuar me ndertime individuale. Ne keto zona te lira jane mundesite hapsinore per nje urbanistike dhe arkitekture me te arritur. Mirepo ne keto zona deri tani, nga pamundesia per te ndertuar nga shteti dhe nga paaftesia ligjore per te frenuar ndertimet pa leje, viktime behet qytetit, urbanistika e tij.
Prona private vertet duhet respektuar por urbanistika duhet te punoje me shume zgjuarsi, ne çdo pjese te qytetit dhe sidomos per ndertimet ne qender dhe pergjate rruges se madhe, nga hyrja ne veri deri ne dalje n ejug te qytetit, dhe pikerisht:

-Urbanistika duhet te respektoje linjat e ndertimit pergjate trotuareve te rrugeve ne pergjithesi.

-Duhet qe te studiohen projekte per ndertime me shume kate, me siperfaqe dhe vellime te konsiderueshme, kur pronari i vetem i afte financiarisht per t’i ndertuar.

-Ne te kundert, studimi i projektit behet i perbashket per shume pronare, ne baze te nje marreveshje paraprake. Keshut, p.sh. po veprohet sot ne qytetin e Tiranes, ku firma te fuqishme ndertim ndertojne mbi pronen e disa pronareve se bashku. Ne kete rast pronaret perfitojne 16-20% te siperfaqes se ndertimit.Ne vitet e para te çlirimit, veprimtaria ndertimore ne qytetin e Kavajes, ashtu si ne te gjithe Shqiperine, diktohej ne menjanimin e pasojave te luftes ne fondin e arkitektures dhe te urbanistikes.
Fill pas ardhjes ne fuqi, pushteti i ri ndermori me nxitim nje sere masash me karakter politik, ekonomik dhe administrativ.
Ne kushtet e nje ekonomie te renduar nga lufta dhe me nje trashgimi ndertimore jo te nivelit bashkohor, sistemi i qeverisjes sipas modelit sovjetik stalinist, filloi reformat e shpronesimit.
Qe ne fillim, pas miratimit te Kushtetutes, ne mars te vitit 1946, Partia Komuniste Shqiptare parashtroi ndertimin e socializmit ne Shqiperi.
Me ligjin e ri per konfiskimin e pronave dhe te pasurive private dhe me tatimet e jashtezakonshme mbi fitimet e luftes qe filluan ne janar te vitit 1945, te gjitha pronat pa shperblim u bene prona shteterore socialiste.
Qyteti trashegonte dhe ruante nje gjendje ndertimore jo te kenaqshme sidomos per vendosjen e administrates se re dhe per sistemimin e dhjetra familjeve te personelit te ushtarakeve dhe te Ministrise se Puneve te Brendeshme, qe afro 100% nuk ishin vendas. Nje situate te tille mjaft e rende mund te pershkruhet edhe per ndertimet sociale, kulturore e shendetesore, qe nuk ekzistonin fare.
Per zgjidhjen e problemit te strehimit per te trasferuarit dhe per zyrat e reja te krijuara, sherbyen kryesisht ndertesat e konfiskuara te shtreses se tregtareve te mesem e te vegjel te qytetit, te cilet i detyruan t’i lironin ato, per te mos banuar ne keto banesa jo pak por rreth 47 vjet me radhe, deri ne vitin 1992.
Pas regjstrimit te popullates ne vitin 1945, Kavaja numeronte 9650 banore ne krahasim me 7300 qe kishte ne vitin 1938.
Ndertesat e shpronesuara (megjithese te kufizuara ne numer dhe me vellime te pamjaftueshme) dhe nxjerrja jashte me force e pronareve ndikuan per zgjidhjen e disa kerkesave te domosdoshme funksjonale te çastit.
Keshtu, per kete periudhe mund te themi se qyteti po jetonte nje situate te varfer ndertimore jo vetem ne gjinine e ndertesave te banimit por edhe ne ato sociale, kulturore, administrative, shendetesore, etj.
-Si ndertese administrative ne Kavaje ne keto vite u trashegua vetem Bashkia, e ndertuar nga qeveria e A. Zogut ne vitin 1931

Ndertesa e bashkise Kavaje e ndertuar ne vitin 1931 me fondin e huase SVEA qe mori qeveria e Zogut nga Italia.

Ndertesa e bashkise Kavaje e ndertuar ne vitin 1931 me fondin e huase SVEA qe mori qeveria e Zogut nga Italia.

-Poliklinika dhe klinika dentare u pershtaten ne ndertesen me dy kate te ndertuar nga Rakip Haxhialushi ne vitin 1942. Me kete destinacjon kjo ndertese ka punuar dhe vazhdon te punoje per rreth 53 vjet pa nderprerje.
-Spitali i vogel, me sherbime shume te kufizuara shendetesore, u pershtat ne dy banesa me nga dy kate secila, qe i kishin ndertuar Rustem Sharra dhe vellezerit e familjes Daka ne vitin 1941.
Ne keto ndertesa, me nje kufizim te tille shendetsor, ka vazhduar puna e spitalit dhe e maternitetit per 47 vjet me radhe deri ne vitin 1993 (materniteti vazhdon edhe sot).
-Sherbimi Poste-Telegraf-Telefon (PTT) ishte pershtatur dhe kryhej ne nje ndertese te vjeter me dy kate e ndertuar ne vitin 1916, sot me pronar vellezerit Rrena. Ne kete ndertese, e ndodhur perbri Bashkise nga ana veriore e saj, ne kushte mjaft te keqija ka vazhduar puna deri ne vitin 1970.
-Filmat e kinemase se qytetit shfaqeshin ne nje kapanon te vjeter, i ndertuar ne vitin 1943 me konstruksjone metalike te veshura me pllaka populiti. Kjo salle ndodhej ne truallin ku eshte sot kinemaja e qytetit. Salle per shfaqje skenike nuk ekzistonte.
-Asnje ndertese nuk disponohej posaçerisht per shkolle. Shume shpejt u pershtat per te paren shkolle 7-vjeçare, ndertesa me dy kate qe ndertuan italjanet ne lagjen Sallbeg, ne vitin 1941 dhe qe gjermanet e paten shfrytezuar per spital ushtarak. Ajo edhe sot vazhdon te kryeje te njejtin destinacjon si shkolle 8-vjeçare (shkolla “Rilindja”).

Ne kapitujt pararendes te kesaj monografie jemi informuar se qyteti i Kavajes, ashtu si disa qytete te tjere te vendit, trashegoi nga e kaluara nje strukture urbanistike qe karakterizohej nga nje numer i madh rrugesh dhe rrugicash.
Keto fije nderlidhese, te cilat ne distance te afert apo pak me te zgjatur derdhen ne rruget kryesore te tri lagjeve, mbartin ne vetvete secila historikun e vet te lindjes dhe zhvillimit te tyre. Te gjitha keto se bashku perfundojne ne rrugen e Madhe me gjatesi rreth 1600m, qe qendron si shtylle kurrizore e qytetit, qe, siç e kemi theksuar, lidh Kavajen me Durresin nga veriu dhe me Rrogozhinen nga jugu.
Kjo nderthurje e çrregullt sillte ndikimi negative funksjonale, ekonomike dhe estetike.
Per periudhen qe pulsi i jetes se Kavajes rrihte me ritmin e nje vend banimi jo te madh, mund te pranohej kjo gjendje, por si pasoje e rritjes se ndjeshme te popullates, te kerkesave te saj dhe krahasuar me ecjen e qyteteve te tjera simotra te saj, situata kerkonte zgjidhje.
Kavaja ne vitin 1955 numeronte 12750 banore ndaj 9650 banoreve qe kishte ne vitin 1945.
Analizuar ne shifra, rritja e popullates nga njera ane dhe amortizimi i fondit ekzistues te ndertesave nga ana tjeter, krijoi veshtiresi te shumta dhe nevoja te ngutshme per ndertime te reja.
Ne kete periudhe, ne Kavaje nuk kishte asnjelloj kanalizimi qofte per ujerat e zeza, ashtu edhe per ato atmosferike. Grumbullimi i ujrave te zeza nga banesat behej me gropa skeptike, te shkeputura veç e veç, per çdo shtepi.
Siç kemi njoftuar me pare edhe gjate kesaj kohe vazhdonte te behej furnizimi me uje te pijshem nga puse te perbashket (neper lagje dhe pazar), nga puset qe kishin ne oborr çdo shtepi dhe nga 3 çezme me burime natyrore:
çezmja prane xhamise Kubelije ne qender te pazarit,
çezmja e lagjes Sharre, dhe
çezmja e Sheneminit ne rrugen e Tabakeve.
Ujesjelles i mirefillte per qytetin nuk ekzistonte. Lokalet e sherbimit si kafenete, restorantet, pastiçerite, bulmetoret, furrat per pergatitjen e bukes, etj., furnizohehsin me bote uji ose me bidona dhe me ene llamarine, te cilat i trasportonin me karro. Kjo ndodhte sepse sistemi komunist ne fuqi, dalngadale me eliminimin e prones private mbi çdo gje, kishte zhdukur nga qarkullimi çdo mundesi te mjeteve te motorizuara per t’i perdorur per keto qellime. Ne vitet 1939-1943 pati nje hop te madh rritjeje ne perdorimin e automjeteve jo vetem per transportin e jashtem (interurban) por edhe per sherbimet e mbrendeshme komunale.
Perveç kesaj, ne nje numer te madh banesash, pompat e instaluara ne keto vite per nxjerrjen e ujit nga puset ishin degraduar dhe pothuaj nuk punonin fare. Kuptohet qe do te ndodhte keshtu sepse shteti i diktatures kishte ndaluar çfaredo lloj tregtie per çfaredo lloj artikulli me perendimin dhe me çdo shtet tjeter cilido qofte ai. Zhvillimi nuk ecte perpara. U kthyen prap shume gjera, p.sh.: trasporti i mallrave te prodhimeve bujqesore e blegtorale, sidomos per dite pazari per Durres, Tirane, Elbasan, Lushnje, Berat, Fier, etj., ne keto kohe, filloi te behej me karro me goma, me kater rrota, te terhequr nga kuaj (ky lloj trasporti tani po zevendesonte karvanet me kuaj te shekullit te kaluar dhe te fillimit te ketij shekulli.
Shume familje ne qytet furnizimin me uje te pijshem e benin me pagese duke sjelle ujin tek porta e shtepise me nje karroce te improvizuar per kete qellim. Kjo gjendje, me kete menyre furnizimi m euje, nuk ka qene e shkurter; ajo ka zgjatur disa 5 vjeçare. Neper rruge per dite pazari dhe ne stacjonin e trenit uji shitej me gota.
Shume premtime bente propaganda komuniste atehere, per ujesjelles, per kanalizimi ose per permiresimin e kushteve te jeteses ne pergjithesi. Por asgje nuk u be. Kavaja ishte (si gjithmone) e varur nga Durresi, me emertimin “lokalitet i Durresit” (siç ishin lokaliteti i Lekajt, i Kryevidhit, i Rrogozhines, etj.).
Durresi shikonte interesat e veta si qytet dhe fondet per investime ne çdo fushe i trajtonte kryesisht per vete. Jo pa qellim rethi i Durresit per drejtimin e qytetit te Kavajes zakonisht ka caktuar njerez pa horizont kulturor, te paafte, frikacake, te cilet kishin vetem arsim fillor ose 7 vjeçar dhe qe nuk guxonin te ngrinin problemet e qytetit ne rreth.

Kete rruge te gabuar te sistemit socialist njerezit e shihnin, por nuk mund te diskutonin haptazi, sepse diktatura ishte e pameshirshme. Ne shtypin periodik ose te perditshem duheshin shkruar vetem arritje, asnje verejtje ose kritike se perndryshe……nuk te jepej me rasti te shkruaje.
Deri ne vitin 1956 kur ne Kavaje numeroheshin afro 13000 banore ishin bere keto ndertime te reja me fondet e shtetit:
-u ndertua nje shtese anesore me dy kate, me nga 4 zyra per çdo kat, per administraten e lokalitetit dhe te Komitetit te Partise. Kjo ishte ndertesa qe u be ngjitur me bashkine nga ana jugore e saj dhe kishte marre persiper, qe me arkitekturen e saj ta imitonte ate, por pa ballkon (akoma edhe sot kjo shtese funksjonon per zyrat e Komitetit te Rrethit Kavaje e se fundi, Bashkise)
-u ndertua nje ndertese banimi (ndertese e pare me apartamente ne Kavaje) me dy kate, per kater familje, ne fund te rruges se Sarajit, sot rruga “28 Nentori”.
-perveç ketyre ndertesave, ne lulishten e ish-kafe “Dopolavoro”, u ndertua nje memorial ose nje tip mazoleumi per vendosjen e eshtrave te deshmoreve te luftes nacionalçlirimtare te qytetit te Kavajes. Ky mazoleum i vogel kishte forme planimetrike 6-kendeshe, me rreze 3m, me dysheme te ngritur 6-7 shkalle nga kuota e lulishtes. Mbi muret e tij ishin ndertuar 6 kolona b.a. me 6 harqe rrethore, qe mbanin nje kupole ne forme piramide. Por ky mazoleum, asnjehere nuk kreu funksjonin per te cilin u ndertua. Brendia e tij u perdor si magazine per mbajtjen e veglave te punes te puntoreve te komunales Kavaje. U prish se bashku me dyqanet e pazarit ne fillim te viteve 1960.

1950, qendra e Kavajes

http://www.kavajaonline.com/forumi//index.php?showforum=76

1950, qendra e Kavajes http://www.kavajaonline.com/forumi//index.php?showforum=76

afer sheshit te Manave te Pazarit nga ana lindore e tij, ngjitur me rrugen e Teqes, ne vitin 1955, u ndertua nje merkato e hapur. Kjo ishte nje tentaive per te perqendruar shitjen e produkteve bujqesore dhe blegtorale per dite pazari, ne kete ndertim provizor. Ai perbehej nga kapanone me forme planimetrike si germa “G”, me oborr te hapur ne qender.
Kapanonet ishin te mbyllura nga shpina me mure, ndersa perpara ishin te hapura, mbuluar me çati, e cila mbeshtetej mbi kolona tulle 25x25cm. Ne kete brinje, nga ana e kolonave, qendronte edhe tezga e shitjes. Ishte nje ndertim i rendomte ky, pa shije estetike, i huazuar nga arkitektura sovjetike e kohes. Nuk i qendroi shume gjate kohes dhe nuk funksjonoi per qellimin per te cilin eshte ndertuar, por si magazine e ndermarjes tregtare te qytetit.
Ne vitet 1957-1958, u ndertuan dy pallate me nga 3 kate secili te cilet u vendosen ne vijim te vijes se ndertimit te bashkise dhe te shtese se saj. Kjo vendosje ruante dhe mbante ne shfrytezim rrugen e kallajxhinjve te pazarit te qytetit, megjithese tani ishin prishur blloqet e dyqaneve perpara ketyre dy pallateve. Ne keto vite u ndertua dhe u vu ne shfrytezim ndertesa me nje kat e bllokut te furrave per pergatitjen dhe pjekjen e bukes. Kjo ndertese me nje arkitekture tipike ruse, u vendos buze rruges se Madhe ne lagjen Sharre, qe e shemtonte shume kete lagje me pamjen e saj. Ajo, peveç kesaj, te gjithe territorin perqark e mbyste me tym te zi, i cili dilte nga djegja e qymyrit apo e mazutit, qe perdorej si lende djegese per furrat.
Ndertimet e kesaj periudhe ishin:
-ndertesa e pare tip apartamenti per 4 familje me 2 kate (qe kemi permendur me lart), e ndertuar ne 1954, ne rrugen “28 Nentori”
-dy pallatet me 2 kate qe u ndertun ne nje drejtim me bashkine, me 1957-1958, dhe
-blloku i furrave

Per te gjithe keto 4 objekte sheshet e ndertimit te tyre nuk u caktuan ne baze te nje studimi paraprak urbanistik, por mjaftoi arsyetimi se u gjend vend bosh, pa ndertime ekzistuese. Me vone, pas vitit 1961, pasi ishte hartuar plani regullues i qytetit, veçanerisht keto 4 ndertesa u bene nje pengese e madhe, pasi ato tani parashikoheshin per t’u prishur.
Ndertesa e kinemase se qytetit me 1956.1957 dhe ajo e gjimnazit, qe u ndertua me 1958 megjithese nuk u vendosen ne baze te nje studimi te posaçem urbanistik, nuk u bene shqetesuese me vone per zbatimin e planit te ri rregullues. Ato, ne kete plan rregullues, u moren si objekte referuese per vendosjen e objekteve te tjera perreth tyre.
Planit regullues te vitit 1934, qe siç kemi theksuar ishte nje studim i pjesshem sepse ne vetvete ai permbante vetem skemen e rrjetit rrugor kryesor, i kishte kaluar koha. Ai duhej te rishqyrtohej dhe keshtu te rihartohej nje plan i ri rregullues per qytetin.
Shqetesimet per gjetjen e shesheve te ndertimin, ne baze te nje studimi te mirefillte urbanistik, kishin filluar qysh ne vitet 1948-1950. Por mungesa e interesimit nga autoritetet e rrethit dhe paaftesia e drejtuesve te qytetit te Kavajes, beri qe ky studim te perfundonte ne vitet 1959-1960, duke gjetur aprovimin e tij nga Keshilli i Ministrave ne vitin 1961.
Plani i ri regullues i Kavajes, qe u miratua ne vitin 1961, pati si objektiv skajor nje popullsi prej 20000 banoresh, mbi nje territor me siperfaqe prej rreth 145ha. Ai parashikonte ndertime per nje periudhe 15-20 vjeçare:
-zonen e banimit ai e stjudjinte te shtrire ne nje siperfaqe 125ha, me dendesi bruto 160banore/ha.
-zonen industriale e studjonte te shtrire ne nje siperfaqe 15 ha, dhe
-zonen e depove ne nje siperfaqe 5 ha.
Per te evidentuar cektesine e te dhenave te ketij studimi, pohojme se sipas vjetarit statistikor qyteti i Kavajes ne vitin 1960 numeronte 14.800 banore, ndersa studimi behej per 20.000 banore. Ne fakt duke u ndeshur ne realitetin fizik te qytetit, me formen dhe trajtat e tij, me nje zhvillim te çregullt dhe spontan, plani i ri regullues ligjeronte situaten ekzistuese te rrjetit rrugor duke e zgjeruar ate.
Persa i perket anes funksjonale te qytetit, studimi i ri e linte zonen e banimit ne po ate vend ku ishte, duke e zgjeruar ate me disa blloqe te reja ne forme kuadratike. Gjithashtu, edhe qendren e qytetit me kompleksin xhamija Kubelije, Kulla e Sahatit dhe vargu i dyqaneve ndermjet tyre, e linte ate po ne te njejtin vend. Ai prishte komplet dyqanet e pazarit dhe ne vendin e tyre krijonte nje shesh qendror, afersisht siç eshte sot. Ne anet e ketij sheshi dhe radhazi ne te dy anet e rruges se Madhe vendoste pallate tip apartamenti ne 3 dhe 4 kate, me dyqane ne katin perdhe. Sipas kesaj ideje ato u ndertuan. Kete gjendje kemi sot ne shfrytezim.
Plani i ri regullues ne rrjetin e tij rrugor parashikonte ndertimin e unazes, e cila do te fillonte nga sheshi i agjencise se automjeteve deri ne fund te qytetit nga ana jugore e tij, ne piken ku bashkohet me rrugen nacionale (aty ku ne fakt eshte sot). Kjo ishte pjesa e re e unazes, sepse pjesa tjeter deri aty ku takohet me rrugen nacionale nga ana veriore e qytetit, ishte ndertuar ne vitin 1940-1941, nga italianet.
Kjo unaze kuptohet kishte per qellim kryesor shkarkimin e qendres nga transporti dhe trafiku i rende, shkurtimin e largesive dhe krijimin e kushteve me te mira higjeniko-sanitare. Mirepo kjo ishte nje zgjidhej provizore, sepse koha e ka nxjerre ate jashte funksjoni qysh para 20 vjetesh, kur mendohej te ndertohej nje unaze e re qe te kalonte prapa gazermave te xhenjos, ne kufi te fshatit Synej.
Plani regullues i vitit 1961 ne zonifikimin e tij kishte parashikuar zhvillimin e gjelberimit shoqeror mbrenda pelhures urbanistike te qytetit, kishte parashikuar ndertimin e stadiumit me fushat anekse te tij dhe bente nje perpjekje te lavderueshme per shperndarjen e drejte te rrjetit te godinave te shkollave, te çerdheve, te kopshteve dhe te rrjetit tregtar.
Ky plan regullues qe u hartua ne baze te programit dhe te dhenave nga autoritetet e qytetit per nje periudhe 20 vjeçare, i sherbeu vetem pjeserisht qellimit, sepse parashikimi 20 vjeçar i detyrese se projektimit te ketij plani u arrit dhe u kapercye mbrenda 10 vjeteve. Kjo tregon se ai ishte bazuar ne te dhena dhe studime te shpejtuara, te pamjaftueshme dhe vleresim shume i paket i problematikave te shumaneshme qe perfshin veprimtaria e urbanistikes.
Prishja e blloqeve te dyqaneve te pazarit te Kavajes u be pjese-pjese. Keshtu, deri ne vitin 1963 ishin prishur blloqet qendrore te dyqaneve dhe komplet pjesa veriore e tij, ku u ndertua nje lulishte ne forme trapezi qe ekziston edhe sot.
Ne vendin e blloqeve te dyqaneve te pazarit, me vone, u ndertuan lulishte te tjera qe fuillonin nga oborri i xhamise deri ku ishte sheshi i Manave te Pazarit.
Ne zbatim te planit te ri regullues te Kavajes, precedence iu dha objekteve qe merrnin formulimin e qendres se qytetit.
Keshtu ndertimet qe u bene ne kete dekade sipas radhes ishin:
-u ndertua pallati me 3 kate, me 1960, perballe bashkise.
-u ndertua pallati me 3 kate, me 1960, perballe shtepise se Ibrahim dhe Xhevat Xhafa
-u ndertua pallati me 3 kate, me 1963, peballe kinemase
-u ndertua merkato e mbyllur e qytetit me 2 kate, 1964
-u ndertuan 2 pallate me nga 3 kate me 1964, perpara oborrit te gjimnazit
-u ndertua ne kthesen e lagjes Zguraj, pallati ne forme planimetrike“L” me 4 kate, me 1965
-u ndertua pallati me 3 kate, me 1966, para shtepise se B. Xhanit
-u ndertua pallati me forme planimetrike te thyer (sharre) ne vitin 1968, me 5 kate, ku ne katin perdhe u vendosen posta (PTT), Banka e qytetit, Banka e kursimeve dhe Farmacia nr. 1.
________________________________________________________

Nxjerre nga libri “URBANISTIKA DHE ARKITEKTURA E QYTETIT TE KAVAJES, VESHTRIM I ZHVILLIMIT HISTORIK” me autor Doc. Dr. Ark. ISUF SUKAJ

Doc. Dr. Ark. Isuf SUKAJ

Lindi ne Kavaje, me 1932. Kreu shkollen e mesme “Politeknikumi 7 Nentori” ne Tirane, ne vitin 1952, ne degen ndertesa. Punoi si teknik i mesem zbatimi ne nderrmarjen e ndertimit ne Lushnje e Kavaje, deri me 1958. Studimet e larta i kreu pjeserisht ne republiken Çekosllovake dhe me pas ne universitetin e Tiranes ne vitin 1964, si inxhenjer ndertimi me specialitet arkitekture. Pas emerimit punoi ne kantierin e ndertimit ne Kavaje si pergjegjes teknik deri ne 1968. Nga viti 1968 deri ne 1992 kur doli ne pensjon punoi si pedagog i lendes “kompozim arkitektonik” ne katedren e arkitektures se fakultetit te inxhenjerise se ndertimit Tirane. Per punen shkencore-studimore ne fushen e arkitektures, ne vitin 1984 mori titullin Kandidat i Shkencave, ne vitin 1987 mori titullin Docent dhe, ne vitin 1994, komisioni i kualifikimit shkencor i dha graden Doktor i Shkencave.

Gjate viteve te punes ka pergatitur per botim, me pjesmarrjen si bashkautor, keto libra dhe tekste mesimore qe jane botuar:

1. PROJEKTIMI ARKITEKTONIK I GODINAVE SOCILA-KULTURORE(bashkautor Prof. Besim Daja)
2. NDERTESA PER VEPRIMTARI SHOQEROR-KULTURORE (bashkautor Ark. Sokrat Mosko)
3. URBANISTIKA DHE NDERTIMET NE FSHAT (bashkautor Prof. Ark. Enver Faja)
4. NDERTIMET BLEGTORALE (bashkautor Prof. Viktor Puka)
5. HISTORIA E ARKITEKTURES NE SHQIPERI 1912-1944 (3 bashkautore)
6. ELEMENTE TE NDERTESES DHE TEKNOLOGJIA E TYRE (bashkautore Dr. Ark. Robert Kote dhe Dr. Ark. Agron Lufi)

Edhe pas daljes ne pensjon vazhdoi te kontribuoje ne fushen e botimeve shkencore dhe te projektimit arkitektonik per qytetin e Kavajes, duke bashkpunuar me Studio Projektimi “DIELLI” Kavaje, me kostruktoret projektues Ing. Betim Veliu dhe Ing. Thoma Çaushi.
_____________________________________________________

Fjala e mbylljes se librit “URBANISTIKA DHE ARKITEKTURA E QYTETIT TE KAVAJES, VESHTRIM I ZHVILLIMIT HISTORIK” me autor Doc. Dr. Ark. ISUF SUKAJ

Me shenimet e mbajtura deri ne fillimet e dhjetevjeçarit te fundit te ketij shekulli, u perpoqa te sjell fakte, argumente historike dhe te dhena gojore nepermjet ballafaqimeve te perbashketa.
Ne menyre te veçante, me nje perkushtim jo te zakonshem, kam punuar qe nepermjet punes grafike (vizatimeve) dhe fotografive, te nxjerr nga harresa e kohes dhjetra objekte, qe me elementet e tyre arkitekturore, evidentojne te kaluaren shume te pasur te qytetit te Kavajes, ne dobi te zhvillimit historik te arkitektures qytetare shqiptare.
Dukuria urbanistike dhe arkitekturore e Kavajes perben nje tregues te rendesishem ku gjenia popullore punoi, krijoi, zhvilloi dhe mbrojti e trashegoi ne shekuj traditat e shendosha te te pareve tane me tiparet lokale dhe me rrenje ne tabanin kombetar.
Kemi theksuar se ne periudhen 1944-1990 urbanistika dhe arkitektura e qytetit te Kavajes shenoi nje vonese te theksuar. Mungesat dhe dobesite e trasheguara kjo periudhe, tani ne kuadrin e shoqerise pluraliste shqiptare, diktojne nje kthese te forte per te fituar kohen e humbur.
Ajo qe kemi trashguar nga periudha 45 vjeçare duhet te rishqyrtohet, te ripunohet per t’ju pershtatur kushteve te reja ekonomike, socilae, politike, morale dhe estetike.
Sot, edhe qyteti i Kavajes si shume te tjere, ndodhet perpara nje numri shume te madh kerkesash per ndertime te reja. Vazhdimisht dhe pa nderprerje nga banoret e qytetit po kerkohet per te ndertuar, ne menyre individuale apo ne grupe, shtepi banimi te reja, hotele, dyqane, zyra, punishte, etj.

Po urbanistika e Kavajes, a eshte e pergatitur t’i pergjigjet ne kohe e me cilesi kesaj kerkese te banoreve? Mendoj se jo.

Plani rregullues i qytetit, i miratuar me 1983, shtesa e tij per trajtimin e rruges se Madhe dhe plani i fundit per ristudimin e qendres, qe u be me 1991, duhen rishqyrtuar per te qene te vlefshem per shoqerine demokratike. Sepse tani, prona private mbi token, mbi ndertesat, mbi prodhimin, etj., qe ishin mohuar totalisht me pare, jane ne themel te politikes se nje urbanistike demokratike. Atehre lind pyetja: ne te cilat hapesira urbane do te behen ndertimet e reja? Qyteti ka nevoje te rritet, te shtrihet me tej dhe te dendesohen ndertimet, sepse ne baze te te dhenave te zyres se statistikes se rrethit, numri i banoreve te qytetit me 1998 ka arritur ne rreth 32.000 vete, kundrejt 25.200 banoreve qe kishte ne vitin 1989.

Mendoj se nderhyrjet mund te behen ne HAPESIRAT E MBRENDSHME TE QYTETIT dhe ne HAPESIRA KREJTESISHT TE REJA.

-NDERHYRJE NE HAPESIRA TE MBRENDSHME do te thote qe çdo banor i Kavajes te ndertoje dhe te beje shtesa atje ku ai banon sot, ne pronen e tij, pa u larguar nga vatra dhe pasur frike se neser mund t’i bjere plani i nje ndertese te larte apo t’i kaloje ndonje rruge e re.
Po ne kete rast, ndertimi duhet te behet sipas nje studimi dhe nje projekti, pa prekur te pergjithshmen e qytetit, pra te ndertohet me kulture dhe jo spontanisht. Sepse zgjidhjet urbanistike pa gabime, ndertimet e bukura te studjuara mire edhe per perspektiven, ndikojne drejtperdrejt ne formulimin e ambjentit “NJEREZOR”, qe krijon nje KLIME PSIKOLOGJIKE EMOCJONALE.

Ky AMBIENT NJEREZOR, qe krijon urbanistika dhe arkitektura, ushtrojne nje ndikim te fuqishem mbi SHOQERINE, MBI MENYREN E JETESES, MBI HIGJENEN DHE SHENDETIN E POPULLIT, dhe me zhvillimin POLITIK dhe MORAL.

Hapesirat e mbrendshme t Kavajes, qe perbejne trashgimine karakteristike te qytetit, u demtuan rende nga urbanistika socialiste, e cila e kishte mohuar ate totalisht. Pra te rene duhet ta ndertojme ne harmoni me te vjetren. E vjetra e shendoshe qe ka mbetur do te na sherbeje per frymezime te reja. Mirepo ne keto raste pleksen shume probleme sociale. Kerkohet aftesi projektuese dhe nje pervoje praktike e pasur urbanistike. Prandaj fillimi duhet te jete i kujdesshem; projektimi urbanistik ne keto hapesira duhet te behet me pak metra katrore, jo me hektare, por shtepi me shtepi dhe rrugice per rrugice.
Realizimi i ketyre kerkesave kerkon qe radhet e stafit te zyrave te urbanistikes ne rreth dhe ne bashki te kompletohen me urbaniste dhe arkitekte te shkolluar ne kete specialitet. Ato duhet te jene te azhurnuar me te rejat e kohes, te ndjekin kurse, seminare dhe tema diskutimi mbrenda dhe jashte shtetit per shqetesimet bashkekohore urbanistike. Koha jone e pluralizmit dhe e demokracise nuk e duron dot mediokrin dhe aftesine per te fshehur paaftesine. Iku ajo kohe kur tundej biografia si mburoje per paditurine. Eshte koha te ngresh zerin jo prej llafazani dhe grindaveci, por zerin e punes tende, aftesise dhe talentit tend, te krijimtarise tende ne dobi te qytetit tend dhe te qytetareve te tu.

-STUDIMET NE HAPESIRA KREJTESISHT TE LIRA parashikojne ndertime kolektive tip apartamenti, gershetuar me ndertime individuale. Ne keto zona te lira jane mundesite hapsinore per nje urbanistike dhe arkitekture me te arritur. Mirepo ne keto zona deri tani, nga pamundesia per te ndertuar nga shteti dhe nga paaftesia ligjore per te frenuar ndertimet pa leje, viktime behet qytetit, urbanistika e tij.
Prona private vertet duhet respektuar por urbanistika duhet te punoje me shume zgjuarsi, ne çdo pjese te qytetit dhe sidomos per ndertimet ne qender dhe pergjate rruges se madhe, nga hyrja ne veri deri ne dalje n ejug te qytetit, dhe pikerisht:

-Urbanistika duhet te respektoje linjat e ndertimit pergjate trotuareve te rrugeve ne pergjithesi.

-Duhet qe te studiohen projekte per ndertime me shume kate, me siperfaqe dhe vellime te konsiderueshme, kur pronari i vetem i afte financiarisht per t’i ndertuar.

-Ne te kundert, studimi i projektit behet i perbashket per shume pronare, ne baze te nje marreveshje paraprake. Keshut, p.sh. po veprohet sot ne qytetin e Tiranes, ku firma te fuqishme ndertim ndertojne mbi pronen e disa pronareve se bashku. Ne kete rast pronaret perfitojne 16-20% te siperfaqes se ndertimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi