Vështirësitë e riintegrimit të të kthyerve shqiptarë nga emigracioni

Emigracioni ilegal dhe azilkërkimi në Gjermani për motive ekonomike tanimë duket një kapitull i mbyllur për qytetarët e Shqipërisë.

Plot 99.4 për qind e azilkërkuesve – thotë “Deutsche Welle”, – pas refuzimit nga autoritetet gjermane nga 2014-2017 janë rikthyer në Shqipëri, shumica vullnetarisht dhe një pjesë me detyrim.

Një studim për emigracionin shqiptar në 25 vitet e fundit, i sapopublikuar në Tiranë, vëren se një kategori tjetër e emigrantëve të kthyer është edhe ajo e atyre që kanë jetuar legalisht për shumë vite në Gjermani, apo kanë kryer atje studimet e larta.

Riintegrimi i ish-emigrantëve, legalë, ilegalë apo azilkërkues, të kthyer në Shqipëri, nuk është i lehtë.

“Pas vitesh jete dhe pune në Gjermani, ata kanë vështirësi me mentalitetin vendas, nuk gjejnë punë, përballen me paga të ulëta, mungesën e rregullave të lojës, administratën publike jo efikase dhe korrupsionin”, vë në dukje studimi i mbështetur nga “GIZ”.

“Deutsche Welle” thekson po kështu se emigracioni i ligjshëm në Gjermani nuk po i merr “trurin” Shqipërisë. Gjermania është e hapur për të marrë elitat nga ҫdo vend i rajonit, apo më gjerë, por në rastin konkret ajo kërkon njerëz për shërbime në sistemin shëndetësor, kryesisht për të moshuarit.

Me pak fjalë, nuk synon “trurin” – siç theksohet në artikull, – por profesionistë për shërbime të caktuara./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi