Veseli viziton babain e dëshmorit në 20 vjetorin e rënies së djalit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka qëndruar pasditën e së dielës në fshatin Abri të Drenasit ku ka vizituar Haxhi Demakut në 20 vjetorin e rënies së Xhevat e Bedri Demakut si dhe dëshmorit Imer Shala.

Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook përjetimet e 20 viteve më parë kur i janë vrarë tre bashkëluftëtarët dhe momentin e vështirë për tua dhënë lajmin e dhimbshëm familjeve të tyre.

“Sa herë që vjen 7 prilli gjej rastin të kthehem në familjen Demaku të Abrisë. Në konakun e bacës Haxhi e gjej po atë mikpritje që gjeta në ditët e vështira të pranverës 1999. Me 7 prill të atij viti kur mijëra ushtarë serb mësyen Drenicën, të gjithë djemtë e bacës Haxhi ishin në vijat e frontit. Atë ditë ra dëshmor Xhevati, bashkë me Bedri Demakun dhe Imer Shalën. Të lodhur dhe të thyer nga dhimbja për humbjen e tyre, nuk dinim si t’ia jepnim lajmin e rëndë bacës Haxhi. Kur të gjithë prisnim shpërthimin e vajit në familje, ndodhi ajo që ka ndodhë mijëra herë në familjet shqiptare: në vend të vajit, qëndresa për të mposhtur dhimbjen dhe për të vazhduar deri në fund rrugën e lirisë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi