Veseli: Trepça ka qenë dhe do të mbetet e Kosovës përgjithmonë!

Kryetari i Kuvenditë të Kosovës, Kadri Veseli, sot, priti në takim menaxhmentin e Trepçës.

Ky takim erdhi pas regjistrimit të kompanisë si shoqëri aksionare, që u bë e mundur pas miratimit të ligjit dhe statutit nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, Kryeparlamentari Veseli ka thënë se minatorët, menaxhmenti dhe anëtarët e bordit e kanë pritur që dy dekada këtë lajm.

Pas këtij takimi, Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se shndërrimi i Trepçës në shoqëri aksionare është një hap i madh drejt rigjallërimit të plotë të potencialit të saj.

“Me Ligj e me Statut të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, tashmë Trepça është regjistruar si shoqëri aksionare. Minatorët, menaxhmenti dhe anëtarët e bordit e kanë pritur që dy dekada këtë lajm. Trepça ka qenë dhe do të mbetet e Kosovës përgjithmonë. Shndërrimi në shoqëri aksionare është një hap i madh drejt rigjallërimit të plotë të potencialit të saj. Urime minatorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës!”, ka thënë Veseli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi