Veseli “thumbon” Haradinajn për kryeneçësinë e tij për taksën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli tërthorazi ka akuzuar partnerin e tij të koalicionit, Ramush Haradinajn, se po rrezikon marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtar.

Pas mbledhjes se sotme të Kryesisë së Kuvendit, tha se në Kosovë shumë gjëra po ndodhin për garë të brendshme

“Shumë gjëra që po ndodhin në Kosovë janë duke u shfrytëzuar për garë të brendshme. Ne duhet të orientohemi në atë çka është mirë për ne. Nuk është mirë që për konsum të brendshëm të dëmtohen marrëdhëniet me miqtë. Ne do të vazhdojmë të sillemi me Serbinë ashtu siç sillet ajo. Në raport me dialogun duhet të jemi serioz dhe të mençur”, tha Veseli

Veseli edhe përkundër faktit se nuk ka qenë dje në takimet me amerikanët, ai dha garancë se baza e Bondsteel do të vazhdojë të qëndrojë, por që sipas tij duhet treguar të mençur për ta ruajtur atë.

“Do të qëndroj baza në Bondsteel. Por ne duhet të jemi të mençur që të dimë ta mbajmë”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi