Veseli thirrje LDK-së e VV-së: Lejini “dëshirat” për kolltuqe për hirë të sovranitetit!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka ftuar opozitën konkretisht LDK dhe Vetëvendosjen që të reflektojnë për interesin e Kosovës duke lënë anash dëshirat për kolltuqe. Sipas Veselit me ndarjen tonë si spektër politik po i mundësojmë Vuçiçit të flas në emer të Kosovës.

“Me rendesi eshte territori dhe sovranieti se qdo kolltuk qe kemi sot. Me ndarjen tone i japim mundesi Vuçiçit te flas ne emer të Kosoves. Ne duhet te arrijm konsensus nacional qe te dalim me të fuqishëm. Thërras koleget e opozites te jemi bashkarisht nese oshte interesi i Kosoves mbi ate të kolltuqeve” tha Veseli pas tryezës se sotme tē thirur nga ai ku mungoj LDK dhe Vetëvendosje.

Veseli pret që LDK të lejë inatet dhe të reflektojë sepse siç tha ai Kosova po dēmtohet qdo ditë e më shumë politikisht.

“Situata eshte ballafaqimi me Serbinë dhe e ardhmja e ketij shteti. LDK nuk eshte mirë që vuqiqit ti krijoj favore. Kosova po demtohet politikisht si në aspektin e liberalizimit të vizave, invesitimet e qdo gjë në interes të shtetit” tha Veseli.

Ndryshe në takimin e sotëm sipas Veselit ka pasur nje takim konstruktiv dhe pa tensione edhe pse ishin prezent dy parti opozitre PSD dhe Alternativa./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi