KOSOVA

Veseli takon ambasadorët që po e përfundojnë mandatin në Kosovë

Spread the love

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka takuar ambasadorin britanik Ruari O’Conell dhe ambasadoren kroate Marija Kapitanoviq, të dy këta që po e përfundojnë mandatin e tyre në Kosovë.

Kreu i Kuvendit u shpreh mirënjohës për kontributin që ata kanë dhënë jatë kohës që kanë shërbyer në Kosovë, përderia iu uroi punë të mbarë në detyrat e tyre të ardhshme.

Përmes një shkrimi në Facebook Veseli pas takimit tha se qytetarët do të duhet të vendosin në zgjedhjet e ardhshme nëse Kosova do të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet e saj të veçanta me aleatët.

“Kosova e arriti pavarësinë e saj fal luftës së guximshme të UÇK-së nga njëra anë dhe duke ndërtuar një koalicion të fuqishëm me partnerët ndërkombëtarë nga ana tjetër. Një nga temat për të cilat qytetarët do të duhet të vendosin në zgjedhjet e ardhshme është nëse Kosova do të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet e saj të veçanta me aleatët tanë apo do t’i trajtojë partnerët tanë si të ishin armiq dhe të përpiqet të mbijetojë e vetmuar. Unë gjithmonë kam besuar në partneritet. Unë mendoj se për të pasur sukses dhe prosperitet, duhet të ruajmë marrëdhëniet speciale që kemi ndërtuar me SHBA-të dhe BE-në. Unë jam i bindur se duke dëmtuar këtë lidhje dëmtohet Kosova, prandaj ne nuk duhet ta lejojmë që të ndodh kjo gjë” ka shkruar Veseli.

Related posts

Kosova shkakton “kaos” në Qeverinë e Serbisë

dritatv

Deda paralajmëron largimin: Refuzoj të jem pjesë e kësaj lloj politike!

dritatv

Ja deklarata e parë e Gjuriçit me të arritur sot në Kosovë

dritatv

Leave a Comment