KOSOVA

Veseli synon ti mbledh në takim të përbashkët pozitë dhe opozitë

Spread the love

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar për sot në një takim të përbashkët presidentin, kryeministrin, ekipin negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të pa përfaqësuara në ekipin negociator, LDK dhe VV, për t’u koordinuar për procesin e dialogut me Serbinë.

Ky takim i kryeparlamentarit Veseli ishte paralajmëruar nga takimi i parë koordinues që e ka ftuar me ekipin negociator në fund të muajit dhjetor.

Veseli pati thënë se para dhe pas çdo takimi të palës kosovare në Bruksel, do t’i ftojë të gjithë akterët politikë nga pozita dhe opozita për t’u koordinuar për fazën finale të dialogut.

Related posts

Adem Jashari ka një porosi për Vuçiçin: Kjo tokë s’e duron dikë tjetër, përveç këmbën e shqiptarit

dritatv

Cila është arsyeja që Labinot Tahri do ta votojë Demarkacionin?

dritatv

Komuna e Suharekës fillon aksionin për pastrimin e lumenjëve!

dritatv

Leave a Comment