Veseli: Mitrovica ka qenë dhe përgjithmonë ka për të mbetur zemra dhe krenaria e Kosovës

Në një debat në Mitrovicë për fazën finale të dialogut, e ku po marrin pjesë intelektualë e qytetarë nga kjo komunë, kryetari i PDK-së ka përsëritur se Mitrovica do të jetë përherë e Kosovës dhe nuk do të bëhet kurrë pjesë e asnjë pazari.

“Ndoshta ju ka ra rasti kohëve të fundit të dëgjoni zëra të ndryshëm që flasin se si Mitrovica mund të jetë pjesë e pazareve për këmbim territoresh me Serbinë. Besoni, këta zëra janë të njerëzve e qarqeve që nuk ia duan të mirën as Mitrovicës e as Kosovës. Nuk e njohin Mitrovicën, nuk e duan ose aq shumë e njohin dhe e duan vetëm për interesa të tyre të kufizuara jo në interes të Mitrovicës, as mitrovicasve! Janë zëra që nxisin panik tek qytetarët dhe në këtë mënyrë u shërbejnë qëllimeve të këqija forcave anti-Kosovë. Janë zëra pro-rusë, janë zëra pro-serbë, të mbushur plot patriotizëm”, ka thënë Veseli, raporton Koha.net.

Veseli tha më tej se këta zëra armiqësorë duhet të ndeshen me vendosmërinë tonë të plotë.

“Mitrovica kurrë, ama, bash kurrë nuk do të preket. Mitrovica ka qenë dhe përgjithmonë ka për të mbetur zemra dhe krenaria e Kosovës”. ka thënë ai.

Kryetari i PDK-së tha se ka ardhur për të takuar qytetarë të Mitrovicës për të treguar edhe njëherë vendosmërinë e tij se shteti i Kosovës do të mbrohet dhe zhvillohet me vepra dhe jo më fjalë e gënjeshtra.

Veseli ka përmendur se në këtë qytet do të ketë investime të mëdha. Në këtë drejtim ai ka përmendur një projekt të ideuar nga ai e që parasheh investime në të dy anët e Ibrit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi