KOSOVA

Veseli: Me emër të zotit Serbia do ta njoh Kosovën

Spread the love

Bashkë-kryenegociatori i dialogut me Serbinë, Shpend Ahmeti, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli janë të bindur së në dialogun e Brukselit, Kosova do të kthehet me njohje nga Serbia.

Kryesuesi i ekipit negociator, Shpend Ahmeti në një konferencë për media pas takimit koordinues për temat e dialogut, tha se më nuk do të ketë dialog teknik, por epilogu do të jetë njohja dhe sigurimi i një ulëse në OKB

“ Nëse nuk ka njohje e as perspektive për OKB, s’ka asnjë marrëveshje tjera. Kemi informuar edhe për krijimin e 6 komisioneve për tema që priten të ngritën. Sot në Kosovë fillon vizitën një i dërguar i Mogherinit. Është e qartë qe do të kemi një dialog intensiv”, u shpreh Ahmeti duke premtuar se ekipi negociator nuk do të mbaj asnjë fshehtësi.

Kurse kreu i Kuvendit, Kadri Veseli tha se delagacioni i Kosovës po bënë punë të duhur dhe është i bindur se në ketë ngjarje do jetë vetëm një epilog me njohjen e Kosovës nga Serbia.

”Me emër të zotit Serbia ka me njoftë Kosovën” tha Veseli.

Related posts

UNMIK- u vazhdon rolin ndërmjetësues mes Kosovës dhe INTERPOL- it

dritatv

Ky është kryetari i i ri i Prizrenit

dritatv

Bllokohet Rr.Garibaldi në Prishtinë, kjo është arsyeja

dritatv

Leave a Comment